Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ambasadori i BE-së: Bëhuni gati për 15 tetorin

2019/08/13 at 12:00 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Soreca: Vullnet politik për luftën ndaj korrupsionit, palët të dialogojnë

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca në një intervistë për Euronews u shpreh se Shqipëria ka përmbushur kushtet për çeljen e negociatave por jo për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian.

Diplomati i ka kërkuar vendeve të Bashkimit Evropian të kenë kujdes me vendimin që do të marrin me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut pasi në të kundërt do të dëmtonin besimin e 91% të shqiptarëve që kërkojnë integrimin në BE.

“Vendimi në tetor është i rëndësishëm për vendin, por edhe për BE-në, pasi edhe besueshmëria e procesit të zgjerimit është në pikëpyetje. Vendet e interesuara si Shqipëria apo Maqedonia e Veriut kanë përmbushur mjaftueshmërisht detyrimet kundrejt Komisionit Evropian. Por më duhet të them se kanë bërë progres të mjaftueshëm për hapjen e negociatave, jo për t’u bërë anëtare të BE-së. Siç mund ta dini, Winston Churchill kishte një shprehje, ‘ky është fundi i fillimit’, jo ‘fillimi i fundit’. Dhe pikërisht sepse kanë bërë punën e kërkuar, Bashkimi Evropian duhet të ketë kujdes me vendimin. Është e rëndësishme që populli shqiptar, 91 për qind e tyre që aspirojnë familjen evropiane, të vazhdojë të besojë në perspektivën e BE-së. Unë kam besim se ata do vazhdojnë të besojnë, por Bashkimi Evropian duhet të mos ua presë shpresat që kanë”, tha Soreca.

Ambasadori u shpreh gjithashtu se Shqipëria duhet të fokusohet në axhendën e reformave, dhe të jetë gati për 15 tetorin. Sipas tij pavarsisht progresit kuptimplotë në fusha të caktuara, ka fushat të tjera ku institucionet shqiptare në tërësi duhet të vazhdojnë punën, duke dhënë si shembull luftën kundër korrupsionit.

“Shqipëria duhet të fokusohet në axhendën e reformave, të mos humbasë asnjë moment, të jetë gati për 15 tetorin, dhe të ketë gati dokumentacionin që ministrat e BE-së të marrin vendimin. Raporti i majit i Komisionit Europian tregoi se është bërë një progres kuptimplotë në fusha të caktuara, i mjaftueshëm për hapjen e negociatave. Por procesi i reformave nuk ndal asnjëherë. Dhe ka fusha ku institucionet shqiptare në tërësi duhet të vazhdojnë punën. Një shembull është lufta kundër korrupsionit që është një sfidë e përditshme, lufta kundër krimit të organizuar, trafikimi i drogave po ndërron lëkurën në Shqipëri dhe ka nevojë që të ushtrohet trysni te bandat kriminale, pa dalluar mes drogave të lehta dhe atyre të forta”, tha ai.

Sa i takon reformave, diplomati i Bashkimit Europian thotë se reforma në drejtësi është  ‘perla e Shqipërisë’, jashtë rajonit, apo në botë, teksa shton se është një moment kritik, ndaj të gjitha institucionet shqiptare duhet të mos e humbasin fokusin

“Është e qartë se votimi i fundit në qershor tregon se sa e rëndësishme është që elektoratit shqiptar t’i jepet një ligj më i përparuar për çështjet elektorale, që të mund ta shprehin plotësisht vullnetin e tyre. Në fund është reforma në drejtësi. Reforma në drejtësi është ndoshta ‘perla e Shqipërisë’, jashtë rajonit, apo në botë. Është një moment kritik, ndaj të gjitha institucionet shqiptare duhet të mos e humbasin fokusin”, deklaroi Soreca.

Edhe pse kanë ngelur vetëm 60 ditë nga vendimi për çeljen e negociatave për Shqipërinë, vendi ndodhet në një krizë të thellë politike. Opozita është jashtë të gjitha institucioneve dhe ka bojkotuar zgjedhjet vendore, ndërkohë që mazhoranca ka marrë të gjitha pushtetet dhe shprehet e vendosur për të vijuar./Opinion.al

Etiketa: APELbeshqiperia

Ju sugjerojmë

Parashikoi rezultatin e saktë të ndeshjes Serbi-Shqipëri, çfarë fitoi Viola Spiro
-U tha në Opinion

Parashikoi rezultatin e saktë të ndeshjes Serbi-Shqipëri, çfarë fitoi Viola Spiro

13 Tetor, 2025 11:17 pm
Duka rrëfen se çfarë i tha Sylvinhos pas mposhtjes së Serbisë në Leskovac
-U tha në Opinion

Duka rrëfen se çfarë i tha Sylvinhos pas mposhtjes së Serbisë në Leskovac

13 Tetor, 2025 11:03 pm
“Të shoh të shqetësuar”,Balla tregon se çfarë i tha Asllani para ndeshjes me Serbinë
-U tha në Opinion

“Të shoh të shqetësuar”,Balla tregon se çfarë i tha Asllani para ndeshjes me Serbinë

13 Tetor, 2025 10:55 pm
Festa pas fitores në Serbi, Duka: Kemi marrë faturën për dëmet e bëra…
-U tha në Opinion

Festa pas fitores në Serbi, Duka: Kemi marrë faturën për dëmet e bëra…

13 Tetor, 2025 10:46 pm
Duka tregon pse u ndëshkua Manaj me karton të verdhë pasi shënoi golin në Serbi
-U tha në Opinion

Duka tregon pse u ndëshkua Manaj me karton të verdhë pasi shënoi golin në Serbi

13 Tetor, 2025 10:35 pm
Vuçiç vlerëson Gjimshitin dhe Hysajn: Serbia nuk ka lojtarë si ata
Rajoni

Vuçiç vlerëson Gjimshitin dhe Hysajn: Serbia nuk ka lojtarë si ata

13 Tetor, 2025 10:08 pm
Rama fton shqiptarët në tubim në Tiranë më 17 tetor për krerët e UÇK
Kryesore

Rama fton shqiptarët në tubim në Tiranë më 17 tetor për krerët e UÇK

13 Tetor, 2025 9:41 pm
Marrëveshja për armëpushimit në Gaza, Begaj: Mbështesim paqen e qëndrueshme
Aktualitet

Marrëveshja për armëpushimit në Gaza, Begaj: Mbështesim paqen e qëndrueshme

13 Tetor, 2025 9:15 pm
VIDEO/ Momentet kur pengjet izraelite u ribashkuan me familjet e tyre
Bota

VIDEO/ Momentet kur pengjet izraelite u ribashkuan me familjet e tyre

13 Tetor, 2025 8:24 pm
Silvinjo zbulon mesazhin më surprizues që mori pasi mposhti Serbinë
Sport

Silvinjo zbulon mesazhin më surprizues që mori pasi mposhti Serbinë

13 Tetor, 2025 8:11 pm
Para
Skafi shpërthen në flakë në jug të Shqipërisë

Skafi shpërthen në flakë në jug të Shqipërisë

Vetëdorëzohet në polici zyrtari në Durrës, sekretari organizativ i PS

Vetëdorëzohet në polici zyrtari në Durrës, sekretari organizativ i PS

Kolonjë/ Godet me thikë 50 vjeçarin, në kërkim autori

Grabitet banesa, nën kërcënimin e armës “maskat” marrin...

TE FUNDIT

Parashikoi rezultatin e saktë të ndeshjes Serbi-Shqipëri, çfarë fitoi Viola Spiro

Parashikoi rezultatin e saktë të ndeshjes Serbi-Shqipëri, çfarë fitoi Viola Spiro
13 Tetor, 2025

Fitorja e Shqipërisë ndaj Serbisë, e cila emocionoi të gjithë kombin, për moderatoren Viola Spiro ka patur edhe një përfitim...

Lexo më shumë

Duka rrëfen se çfarë i tha Sylvinhos pas mposhtjes së Serbisë në Leskovac

Duka rrëfen se çfarë i tha Sylvinhos pas mposhtjes së Serbisë në Leskovac
13 Tetor, 2025

Në emisionin “Opinion” Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka rrëfyer emocionet e përjetuara pas fitores ndaj Serbisë....

Lexo më shumë

“Të shoh të shqetësuar”,Balla tregon se çfarë i tha Asllani para ndeshjes me Serbinë

“Të shoh të shqetësuar”,Balla tregon se çfarë i tha Asllani para ndeshjes me Serbinë
13 Tetor, 2025

Kryetari i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla, i pranishëm në stadiumin Leskovac më 11 tetor, ka treguar një bashkëbisedim...

Lexo më shumë

Festa pas fitores në Serbi, Duka: Kemi marrë faturën për dëmet e bëra…

Festa pas fitores në Serbi, Duka: Kemi marrë faturën për dëmet e bëra…
13 Tetor, 2025

Presidenti i FSHF, Armand Duka ka folur në emisionin “Opinion” festën e kombëtares pasi arriti të fitonte në Serbi. Duka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com