Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ambasadori i BE nga Shkodra: Luftoni korrupsionin, të vijojë reforma në drejtësi

2024/04/13 at 11:09 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ambasadori i BE nga Shkodra: Luftoni korrupsionin, të vijojë reforma në drejtësi

Ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato ka folur nga Shkodra për reformën në drejtësi dhe presionet e politikës, gjatë një takimi me studentët e drejtësisë në Shkodër.

Gjatë fjalës së tij, ambasadori i BE-së tha se reforma në drejtësi është një reformë që jo vetëm garanton pavarësinë e sistemit të drejtësisë, por siguron që edhe sistemi i drejtësisë të jetë i përgjegjshëm ndaj qytetarëve.

Ai tha se nëse Shqipëria dëshiron të integrohet në BE, atëherë duhet që vendi të luftojë korrupsionin. Ai tha se ka besim në sistemin e drejtësisë shqiptare.

”Jam këtu në Shkodër me studentë të drejtësisë për të folur për sistemin e drejtësisë, reformën në drejtësi dhe rolin që ka edhe shoqëria civile për të siguruar që reforma që u ndërmor në vitin 2016 është një reformë që jo vetëm garanton pavarësinë e sistemit të drejtësisë, por siguron që edhe sistemi i drejtësisë të jetë i përgjegjshëm ndaj qytetarëve, sepse qëllimi i reformës ishte pikërisht ai që t’u jepte njerëzve besim, besim te institucioni, besimi veçanërisht te drejtësia e Shqipërisë, sepse kjo është ajo që na duhet për të promovuar një mjedis të shëndetshëm biznesi, të sigurohemi që njerëzit të duan të investojnë në Shqipëri, por edhe të sigurohemi që njerëzit të marrin drejtësinë.

Mendoj se është shumë e rëndësishme që, institucioni i posaçëm që u krijua pikërisht për t’u marrë me rastet e nivelit të lartë të korrupsionit dhe krimit të organizuar, tani po sjell disa rezultate.

Mendoj se i jep besueshmëri vendosmërisë së Shqipërisë për të luftuar korrupsionin, sepse korrupsioni është i dëmshëm për shoqërinë, është i dëmshëm për ekonominë, kështu që nëse Shqipëria dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, është e qartë rruga që duhet ndjekur. Ky duhet të jetë një nga prioritetet e Shqipërisë dhe duhet të çojë në rezultate konkrete”, tha Gonzato.

I pyetur nëse ka presion nga politika kundrejt kreut të SPAK, Altin Dumani, Gonzato tha se ai nuk duket i shqetësuar për këtë.

”Pra, e dini, unë kam besim në sistemin e drejtësisë shqiptare. Mendoj se thjesht duhet ta lëmë të bëjë punën e vet dhe të shohim se në çfarë do të sjelle. Shikoni, reforma e 2016-ës synonte konkretisht të garantonte që sistemi i drejtësisë të jetë i pavarur, të jetë i vetëqeverisur dhe prandaj është rezistent dhe elastik ndaj presioneve politike.

Kështu që unë i diskutova këto gjëra edhe me z. Dumani dhe ai është i bindur, po bën punën e tij dhe mendoj se duhet të qëndrojë i qetë dhe të vazhdojë. A ka presion nga politika? Nuk më takon mua ta them, por ai nuk duket se ishte i shqetësuar për këtë”, tha Gonzato.

Ju sugjerojmë

Rrëshqitje në rrugë, prej orësh i bllokuar aksi Librazhd- Përrenjas
Kryesore

Rrëshqitje në rrugë, prej orësh i bllokuar aksi Librazhd- Përrenjas

1 Shkurt, 2026 2:41 pm
Rama flet për punën: Shumë presion dhe stres, koha kalon mes 4 mureve
Aktualitet

Rama flet për kadastrën e Vlorës: Të tjera drejtori do të zhvendosen

1 Shkurt, 2026 1:01 pm
Video/ Gjendet një arsenal me armë zjarri në Selitë, 4 persona në pranga
Aktualitet

Video/ Gjendet një arsenal me armë zjarri në Selitë, 4 persona në pranga

1 Shkurt, 2026 11:27 am
“Dëgjova Erionin që po qante”, dëshmia e gardianit që i dha telefonin Veliajt
Kronikë

Rrëzohet kërkesa e Veliajt, GJKKO lë në qeli kryebashkiakun e Tiranës

1 Shkurt, 2026 11:03 am
Rama: S’do të lejojmë informalitetin, pagat po rriten ndjeshëm
Kryesore

Rama: S’do të lejojmë informalitetin, pagat po rriten ndjeshëm

1 Shkurt, 2026 10:59 am
Pjesë e dosjes “Epstein”,  Miroslav Lajčák dorëhiqet nga detyra si…
Bota

Pjesë e dosjes “Epstein”, Miroslav Lajčák dorëhiqet nga detyra si…

31 Janar, 2026 11:27 pm
Video/ Torino, polici rrethohet nga turma, dhunohet dhe goditet me çekiç
Bota

Video/ Torino, polici rrethohet nga turma, dhunohet dhe goditet me çekiç

31 Janar, 2026 10:46 pm
Protestë e dhunshme në Torino, qytetarët përplasen me policinë
Bota

Protestë e dhunshme në Torino, qytetarët përplasen me policinë

31 Janar, 2026 9:51 pm
Protesta, Lapaj: Rama, i ka vjedhur këtij populli palcën në këto 13 vite
Aktualitet

Protesta, Lapaj: Rama, i ka vjedhur këtij populli palcën në këto 13 vite

31 Janar, 2026 8:39 pm
Testamenti i Jeffrey Epstein, ja si do shpërndahej pasuria e tij marramendëse
Bota

Testamenti i Jeffrey Epstein, ja si do shpërndahej pasuria e tij marramendëse

31 Janar, 2026 8:09 pm
Para

“Arrestim i paligjshëm”, gjykata e Lezhës kundër policisë, liron vëllanë e deputetit të PS

“Javën tjetër dorëzojmë në Kuvend paketë pro SPAK-ut”, Basha: Rikthimi i Berishës në grupin parlamentar të PD, minim i demokracisë

“Javën tjetër dorëzojmë në Kuvend paketë pro SPAK-ut”, Basha: Rikthimi i Berishës në grupin parlamentar të PD, minim i demokracisë

Nëna e Monika Kryemadhit merret në pyetje nga SPAK, Meta: Nuk përbën asnjë interes për mua

Nëna e Monika Kryemadhit merret në pyetje nga SPAK, Meta: Nuk përbën asnjë interes për mua

TE FUNDIT

Rrëshqitje në rrugë, prej orësh i bllokuar aksi Librazhd- Përrenjas

Rrëshqitje në rrugë, prej orësh i bllokuar aksi Librazhd- Përrenjas
1 Shkurt, 2026

Prej të paktën 4 orësh aksi rrugor Librazhd- Përrenjas është i bllokuar si pasojë e rrëshqitjeve masive të dheut dhe...

Lexo më shumë

Rama flet për kadastrën e Vlorës: Të tjera drejtori do të zhvendosen

Rama flet për punën: Shumë presion dhe stres, koha kalon mes 4 mureve
1 Shkurt, 2026

Në podcastin e tij “Flasim”, Kryeministri Rama ka folur edhe në lidhje me zhvendosjen e zyrës së Kadastrës së Vlorës...

Lexo më shumë

Video/ Gjendet një arsenal me armë zjarri në Selitë, 4 persona në pranga

Video/ Gjendet një arsenal me armë zjarri në Selitë, 4 persona në pranga
1 Shkurt, 2026

Një arsenal armësh zjarri dhe municionesh janë sekuestruar në Tiranë në zonën e Selitës, pas një operacioni policor të koduar...

Lexo më shumë

Rrëzohet kërkesa e Veliajt, GJKKO lë në qeli kryebashkiakun e Tiranës

“Dëgjova Erionin që po qante”, dëshmia e gardianit që i dha telefonin Veliajt
1 Shkurt, 2026

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për zëvendësimin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com