Aktualitet

Flet ambasadori i OSBE-së: Sulmohet kush vendos fakte kundër mitit


               Publikuar në : 13:23 - 17/05/19 |
geliano fataj

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchardt ka folur për herë të parë pas debateve politike dhe akuzave se ai është sulmuar, që lidhen me një parullë të shkruar në hollin e pallatit ku ai banon: Borchardt trup për ju!

Sa më shumë nxehet debati, aq më shumë dëgjojmë anatemime në grup të atyre që mendojnë ndryshe. Nuk dëgjojmë argumente kundër pikëpamjeve të tyre. Flitet dhe shkruhet për të zhbërë karaktere – dhe jo për fakte apo argumente logjike kundër qëndrimit që ata përfaqësojnë. Refuzohet dialogu me kundërshtarin politik. Sulmohen ata që përpiqen të vendosin faktet kundër mitit. Mjerisht, e dëgjoj tepër shpesh këtë diskurs diktatorial nga tepër politikanë të spektrit politik shqiptar, që nga rënia e regjimit komunist deri në ditët e sotme. Pra, hijet janë të gjata. Tepër aktorë politikë kryesorë, herët a vonë, përfundojnë duke akuzuar njëri-tjetrin me metaforat dhe retorikën karakteristike për mënyrën sesi metoda e “armikut të popullit” e kupton politikën dhe jetën publike. Kjo vazhdon ta dëmtojë shoqërinë edhe sot, shumë kohë pasi regjimi politik diktatorial vrastar ka dhënë shpirt, përmes mbajtjes gjallë të perceptimit se një person i vetëm mishëron kombin dhe ka pushtetin të përcaktojë dhe ndëshkojë armiqtë në emër të një nocioni të fabrikuar të moralit, që gjoja rrjedh nga masat”, theksoi ambasadori gjatë një konferencën ndërkombëtare shkencore “Fytyra e armikut të popullit gjatë diktaturës së proletariatit në Shqipëri, 1944-1990”.

Për parulën pati shumë debate politike si dhe reagime ndërkombëtare që e dënonin. Po ashtu prej ditësh policia ka marrë në pyetje një grup të rinjsh të partive opozitare, të cilët ishin para pallatit të ambasadorit ditën e protëstës së 11 maj./ Opinion.al

Pas