Aktualitet

Ambasadori britanik: Reforma Zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE-së


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:56 - 01/06/20 |
el ida

Pas ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim dhe atij të Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, ka reaguar edhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në vendin tonë Duncan Norman për reformën zgjedhore.

Norman, shkruan, se sot është dita për ta vënë popullin e Shqipërisë të parin dhe për të gjetur dakordësinë e nevojshme për të çuar vendin përpara, teksa thekson se reforma duhet bërë sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it dhe jo sipas kërkesave të palëve.

“Këshilli Politik u krijua për të sjellë në #Shqipëri një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse në përputhje me kërkesat e ODIHR-it. Sot është dita për ta vënë popullin e Shqipërisë të parin dhe për të gjetur dakordësinë e nevojshme për të çuar vendin përpara”, shkruan ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në një postim në Twitter.

Norman bashkë me ambasadorët Yuri Kim dhe Luigi Soreca do të takojnë mesditen e 1 qershorit kreu e PD-së Lulzim Basha për të biseduar për Reformën Zgjedhore./ Opinion.al

Pas