Ambasadori britanik, Alastair King Smith, zhvilloi këtë të enjte një takim me prokurorët e SPAK dhe drejtuesin e këtij institucioni Altin Dumani.
Sipas Euronews Albania temë e takimit janë hetimet pasurore dhe goditjet e grupeve të narkotrafikut shiqtar në Britani.
Më herët këtë të enjte pati dhe një takim mes delegacionit britanik dhe ministrit të Brendshëm Taulant Balla.
Në takim ishte i pranishëm Drejtori u Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare kundër Krimit në Britani (National Crime Agency) Graeme Biggar.
Fokusi i takimit lidhej me operacionet e përbashkëta në luftën kundër krimit të organizuar, mbështetjen teknike dhe ekspertizën për Policinë e Shtetit.