Rita Ora dhe Era Istrefi padyshim që janë dy prej këngëtarët që prezantojnë më së miri Kosovën anembanë botës.
Por, ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka pohuar se këto dy këngëtare nuk kanë përkrahje diplomatike prej institucioneve kosovare.
Ambasadori këtë e ka thënë gjatë konferencës së katërt të ambasadorëve, e cila është organizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës.
“Rita Ora dhe Era Istrefi nuk kanë nevojë për mbështetjen e diplomacisë kosovare pasi që tashmë ato janë ambasadore”, tha O’Connell.
Ndryshe, kohë më parë ish-presidentja Atifete Jahjaga ka dekoruar Rita Orën si “Ambasadore e Nderit” e shtetit të Kosovës./ telegrafi