Politikë

Ambasadori britanik: I zhgënjyer me ndryshimet kushtetuese


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:54 - 13/10/20 |
Opi Nion

Ambasadori britanik në Shqipëri Duncan Norman ka theksuar në një deklaratë për mediat mëngjesin e sotëm se marrëveshja e 5 qershorit nuk ka ndryshuar por është i zhgënjyer që “Zgjedhorja” nuk u mbyll me konsensus mes palëve. Ndër të tjera në takimin e zhvilluar në Korçë ambasadori britanik u shpreh se po ashtu është i zhgënjyer nga ndryshimet kushtetuese por theksoi rëndësinë e formimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Gjykata Kushtetuese luan një rol shumë të rëndësishëm në zgjedhje prandaj duhet të formohet. Marrëveshja e 5 qershorit nuk ka ndryshuar aspak. Politikanët  sigurisht duhet të punojnë bashkë për zgjedhje të lira. I zhgënjyer që “Zgjedhorja” nuk u mbyll me konsensus. Gjithashtu jam i zhgënjyer nga ndryshimet Kushtetuese. E rëndësishme është që Gjykata Kushtetuese të formohet dhe duhet të jetë prioritet formim i saj”, ka thënë diplomati britanik.

Pas