Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell është takuar sot me këngëtaren me origjinë nga Kosova, Dua Lipa, e cila sot do të mbajë koncertin bamirës në Prishtinë
O’Connell ka thënë se krijuesja e hitit “Hotter than Hell” është një këngëtare e përkushtuar që të përdorë suksesin e saj që të ndihmojë të tjerët.
“Ishte kënaqësi që Dua Lipa na vizitoi neve në rezidencë sot. Këngëtare e mrekullueshme dhe grua inspiruese, e përkushtuar për të përdorur suksesin e saj për të ndihmuar të tjerët nëpërmjet Fondacionit ‘Sunny Hill’”, ka shkruar O’Connell./Gazeta Ekspress