Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ambasadori Borchardt takon Tahirin dhe tërheq fjalët për kanabisin

2017/02/24 at 2:29 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ambasadori Borchardt takon Tahirin dhe tërheq fjalët për kanabisin

“Qarkullojnë më shumë se 2 miliardë euro para të pista. Pra ekziston risku se këto para mund të përdoren për të blerë deputetë”. Kështu deklaroi dy ditë më parë ambasadori i OSBE në vendin tonë, Borchardt, në studion e “Tonight Inva Tare”.

Kjo deklaratë shkaktoi mjaft reagime në politikë dhe në publik, duke rritur presionin mbi Tahirin, por ambasadori Borchardt nuk i qendroi gjatë deklaratës. Dje përmes një postimi në Twitter zyra e OSBE tha se bëhet fjalë për shifrat e vitit 2013.

Ndërkaq sot vetë ambasadori ka takuar ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, të cilit i ka shprehur mbështetje në luftën që po bën policia kundër kanabisit. Pas përfundimit të takimit, ai iu përgjigj interesit të medias:

Pyetje: Cili ishte qëllimi i takimit me Ministrin sot?

Ambasador Borchardt: I dorëzova Ministrit një raport vlerësimi për bashkëpunimin midis OSBE-së dhe Policisë, që mbulon periudhën 2009-2015. Ky raport përmban disa rekomandime dhe përfundime, për të cilat diskutuam. Më pas, diskutuam, sigurisht, edhe për planet e bashkëpunimit në të ardhmen, që i kemi diskutuar tashmë edhe me policinë, të cilën dëshirojmë ta mbështesim në disa fusha. Ato shtrihen nga masat kundër ekstremizmit të dhunshëm, te policimi në komunitet e deri te lufta kundër krimit të organizuar.

Pyetje: Para pak ditësh bëtë një deklaratë ku thatë që qarkullojnë dy miliardë euro. A i qëndroni sërish kësaj deklarate?

Ambasador Borchardt: Natyrisht. Pati disa keqkuptime në publik, të cilat i sqaruam përmes një teksti në Tëitter.

Pyetje: Që do të thotë?

Ambasador Borchardt: Në vitin 2013-n ka pasur një vlerësim ndërkombëtar të prodhimit të kanabisit këtu në Shqipëri. Ishin rreth 1,000 ton, të cilat kur shiten në rrugët e Berlinit, Romës, apo kudo gjetkë në Evropën Perëndimore, arrijnë në 2 miliardë euro. Vitin e kaluar pamë shkatërrimin e rreth 2,5 milionë bimësh kanabis. Kjo tregon se ka ende shumë energji kriminale dhe unë do të doja ta përgëzoja policinë që ka gjetur një sasi kaq të madhe, por sekuestrimet që vazhdojnë në Adriatik, në kufirin me Greqinë dhe në vende të tjera tregojnë se kjo punë duhet të vazhdojë dhe ne folëm edhe për mënyrat dhe mjetet me të cilat ne mund ta mbështesim policinë në këtë punë. Në të njëjtën kohë, diskutuam shkurtimisht edhe për nevojën për të çuar përpara reformën zgjedhore, veçanërisht me qëllim për të ndaluar paratë e pista që të përdoren në procesin zgjedhor. Gjithçka sa thashë, e shprehëm me katër fjali në Twitter dje.

/Opinion.al

*Më poshtë deklarata e OSBE në Twitter dt, 23 shkurt, dhe intervista e Borchardt në ora news më 22 shkurt

ambasadori ne twitte

Etiketa: Borchardtkanabisitahiri

Ju sugjerojmë

Macron: Europa ka nevojë për një model të qëndrueshëm të marrëdhënieve me Rusinë
Bota

Tarifat e SHBA ndaj BE, presidenti francez kundër: Të arrijmë një marrëveshje

12 Korrik, 2025 10:32 pm
Begaj vizitë në Ohër, takim me presidenten Siljanovska-Davkova
Aktualitet

Begaj vizitë në Ohër, takim me presidenten Siljanovska-Davkova

12 Korrik, 2025 10:08 pm
Deklarata që i kushtoi shtrenjtë, Bill Gates është  51 miliardë dollarë më i varfër
Bota

Deklarata që i kushtoi shtrenjtë, Bill Gates është 51 miliardë dollarë më i varfër

12 Korrik, 2025 9:24 pm
Franca njofton paktin për krijimin e Shtetit të Kaledonisë së Re
Bota

Franca njofton paktin për krijimin e Shtetit të Kaledonisë së Re

12 Korrik, 2025 9:09 pm
Ukraina: Rusia po na vret me armët e Koresë së Veriut
Bota

Ukraina: Rusia po na vret me armët e Koresë së Veriut

12 Korrik, 2025 9:03 pm
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

Shkodër/ Gjendet pa shenja jete në makinë një 50-vjeçar, dyshohet se…

12 Korrik, 2025 8:40 pm
Deputetët britanikë letër qeverisë: Të njohim Palestinën si shtet!
Bota

Deputetët britanikë letër qeverisë: Të njohim Palestinën si shtet!

12 Korrik, 2025 7:56 pm
Mbipopullohen burgjet në Suedi/Arrihet marrëveshja me Estoninë, do të marrë me qira…
Bota

Mbipopullohen burgjet në Suedi/Arrihet marrëveshja me Estoninë, do të marrë me qira…

12 Korrik, 2025 7:46 pm
“Kur mbaron mandati misionarit?”/ Berisha: Kur shqiptarët të votojnë të lirë
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Daum, Berisha: Mbylli sytë në atdheun e tij të dytë

12 Korrik, 2025 7:43 pm
Lufta në Ukrainë, Von der Leyen: Po përgatisim sanksione të reja kundër Rusisë
Bota

Trump shpalli tarifa 30% për produktet e BE, Von der Leyen: Gati për kundërpërgjigje

12 Korrik, 2025 7:20 pm
Para
E paprecedent/ Gjykata kundër prokurorisë: S’ka gjykim të shkurtuar për bandën e Xibrakës

E paprecedent/ Gjykata kundër prokurorisë: S'ka gjykim të shkurtuar për bandën e Xibrakës

Video/ Skandali me fondet ilegale të fushatës së Clinton në ‘96-ën, del dëshmia e biznesmenit kinez

Video/ Skandali me fondet ilegale të fushatës së Clinton në ‘96-ën, del dëshmia e biznesmenit kinez

Ja cili është shpjegimi mjekësor i njollave të bardha në thonj

Ja cili është shpjegimi mjekësor i njollave të bardha në thonj

TE FUNDIT

Tarifat e SHBA ndaj BE, presidenti francez kundër: Të arrijmë një marrëveshje

Macron: Europa ka nevojë për një model të qëndrueshëm të marrëdhënieve me Rusinë
12 Korrik, 2025

Presidenti francez Emanuel Macron iu shtua zërave kundër nga Bashkimi Europian për tarifat prej 30% mbi eksportet e BE-së në...

Lexo më shumë

Begaj vizitë në Ohër, takim me presidenten Siljanovska-Davkova

Begaj vizitë në Ohër, takim me presidenten Siljanovska-Davkova
12 Korrik, 2025

Presidenti i vendit, Bajram Begaj ka zhvilluar një vizitë në Ohër, me ftesë të homologes së tij, Siljanovska-Davkova. Përmes një...

Lexo më shumë

Deklarata që i kushtoi shtrenjtë, Bill Gates është 51 miliardë dollarë më i varfër

Deklarata që i kushtoi shtrenjtë, Bill Gates është  51 miliardë dollarë më i varfër
12 Korrik, 2025

Pasuria e bashkëthemeluesit të Microsoft-it, Bill Gates, ka rënë ndjeshëm me 51 miliardë dollarë në vetëm disa ditë, pas deklaratës...

Lexo më shumë

Franca njofton paktin për krijimin e Shtetit të Kaledonisë së Re

Franca njofton paktin për krijimin e Shtetit të Kaledonisë së Re
12 Korrik, 2025

Franca dhe Kaledonia e Re kanë arritur një marrëveshje “historike”, përmes së cilës arkipelagu përtej detit do të shpallet zyrtarisht...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com