Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Ambasadori Borchardt nuk është kërcënuar, pranoi rolin e viktimës”

2019/05/15 at 6:31 PM
në Unë shkruaj
Kohë leximi: 5 min
A A
“Ambasadori Borchardt nuk është kërcënuar, pranoi rolin e viktimës”

Nga Besnik Mustafaj


Shkas për këtë shkrim u bë telefonata e një miku të vjetër, anëtar i Parlamentit Europian prej shumë vitesh. Ai ka mbajtur disa herë edhe poste ministrore në një nga vendet e mëdha të Bashkimit Europian. Miku im ishte i shqetësuar për kërcënimin ndaj ambasadorit të OSBE-së dhe po më kërkonte që unë të përcillja në rrugë informale këshillën e tij për drejtuesit e Partisë Demokratike, me qëllim që ata të dënonin hapur dhe pa vonesë këtë akt jo vetëm të shëmtuar, por edhe të dëmshëm për imazhin e opozitës.

– Po çfarë i kanë thënë? Si e kanë kërcënuar? – e pyeta unë.

Pa hyrë në hollësitë e bisedës sonë, miku im nuk dinte asgjë konkrete lidhur me përmbajtjen e këtij kërcënimi. Ai dinte vetëm se ambasadori i OSBE-së në Tiranë është kërcënuar, njoftim që e kishte marrë nga burime zyrtare brenda Parlamentit Europian. Unë i tregova pa shtuar as hequr asnjë fjalë çfarë kishte ndodhur. Madje i nisa edhe me Watsapp fotografinë e murit të pallatit ku jeton ambasadori, në hyrje të të cilit ishte shkruar “Ambassador Borchardt, shame on you”. (Ambasadori Borchardt, turp për ju!)

– Vetëm kaq është? – më pyeti ai.  – Nuk ka diçka tjetër?

– Vetëm kaq. Nuk ka asgjë tjetër.

Pastaj, me dëshirën për ta kuptuar më thellë çështjen, miku im më pyeti nëse në kulturën tradicionale shqiptare damkosja me “turp” nxiste ndjenja urrejtje, të cilat sigurisht do të linin vend për ta menduar kërcënimin. Një pyetje e tillë në gojën e mikut tim vinte pse ai, me aq  tekst sa kishte ngjarja, nuk po e shihte ku ishte kërcënimi në kuptimin e vërtetë të kësaj fjale. I shpjegova se edhe në kulturën tradicionale shqiptare, një vlerësim i tillë nuk shkonte përtej një degradimi moral të njeriut. Aq më pak mund të përbëjë kërcënim sot, kur turpi i burrit është bërë një shfaqje banale në shoqëri. Turpi ka rëndësi vetëm atje ku nderi ka rëndësi. Pra, turpi në Shqipëri e ka humbur vlerën si emocion, sepse vetë nderi në thelbin e tij e ka humbur rëndësinë.

Me Bernd Borchardt jemi miq qysh në fillim të viteve 2000, kur ai erdhi në Tiranë si ambasador i Gjermanisë. Pas përfundimit të mandatit këtu, ai shkoi në Kosovë për të drejtuar Eulex. Jemi takuar po ashtu edhe në Prishtinë, kur unë isha Ministër i Jashtëm. Dhe kjo miqësi vazhdon me kthimin e tij në Tiranë, në krye të zyrës së OSBE-së. Shihemi herë pas here për kafe. Kam qenë i ftuar për darkë edhe në shtëpinë e tij. Po  i përmend këto fakte për të pohuar vlerësimin tim për të si njeri dhe si diplomat. Me kaq sa e njoh, mbetem i bindur se ai e ka kuptuar shumë mirë që fjala e shkruar në hyrje të pallatit, ku ai banon, nuk përmban ndonjë kërcënim. Rrjedhimisht, mbetem i çuditur si pranoi ai të marrë rolin e një viktime të paqenë, duke u bërë protagonist deklaratash deri në nivelin më të lartë të diplomacisë evropiane, shoqëruar kjo edhe me teatrin e rojave që nxitoi t’i vinte qeveria e Ramës për ta marrë në mbrojtje, pra, për ta bërë edhe më të dukshëm kërcënimin që rëndonte mbi të.

Unë do ta kuptoja që ambasadori Borchardt të ndjehej i fyer dhe ta shprehte me plot zërin indinjatën e tij. Jo thjesht për solidaritet prej miku, por për parim do t’i bashkohesha në shprehjen e kësaj indinjate. Sepse ajo fjalë është një akt etik i papranueshëm nga ana e atij që e ka shkruar edhe shpresoj të mos përsëritet kurrë më ndaj një diplomati të huaj në Tiranë. Ma merr mendja se ambasadori Borchardt do të dilte shumë më i larë nëse këtë ngjarje të vogël, do ta trajtonte natyrshëm si një fyerje personale, morale, siç edhe është në të vërtetë. Konventat ndërkombëtare, në të cilat aderon edhe Republika e Shqipërisë, nuk i marrin në mbrojtje diplomatët kundrejt vlerësimeve morale, qofshin ato edhe padrejtësisht degraduese. Nga ana tjetër, duke e mbajtur incidentin brenda caqeve banale të përmbajtjes së tij, ambasadori Borchardt do t’i kishte hequr Kryeministrit Rama mundësinë për ta bërë manipulimin e tij të radhës me faktet, siç e bëri, duke dërguar skuadrën me roja. Në fjalë të fundit, me dëshirën apo pa dëshirën e tij, ambasadori i OSBE-së u përdor në këtë rast nga Kryeministri i Shqipërisë.

Rojet përreth banesës, zyrës apo çdo vendi ku gjendet ambasadori, për sytë e të huajve janë sot treguesi më domethënës për pasigurinë që sundon në vend. Përfshirja e këtij incidenti në raportet ndërkombëtare e prish imazhin e Shqipërisë shumë më tepër edhe se vjedhja e miliona eurove në pistën e aeroportit apo vrasjet për larje hesapesh midis bandave në Vlorë apo në Shkodër. E kam fjalën për imazhin që ndikon në udhëtimin e të huajve drejt Shqipërisë, kryesisht si turistë. Kërcënimi i një ambasadori nxjerr në pah pikërisht atë pasiguri, nga e cila tremben të huajt. Kryeministri ynë as që i mendon gjërat nga kjo anë. Ai madje gëzohet kur i jepet rasti të hedhë baltë mbi opozitën. Kështu veproi edhe kësaj here. Pa bërë asnjë hetim, ai nxitoi të niste drejt Brukselit, Vjenës apo Strasburgut mesazhe, ku fajësonte opozitën si kërcënuese të ambasadorit. Është pikërisht ky kryeministër, i cili ankohet kundër atyre që shajnë Shqipërinë në gjuhë të huaj.

Nga ana e saj opozita iu përgjigj në të njëjtën mënyrë. Domethënë, pa asnjë profesionalizëm. Ajo akuzoi Ramën si porositës të “kërcënimit”, me qëllim për t’i kthyer aleatët europianë kundër saj (opozitës). Pra, de facto e pranoi  se ambasadori ishte kërcënuar. Sigurisht që as Partia Demokratike nuk bëri ndonjë hetim për të arritur në këtë përfundim mbi fajësinë. Por ajo ndoqi rrugën e Ramës: shpifjes iu përgjigj me shpifje, duke përforcuar kështu tek “aleatët europianë” bindjen se, pavarësisht të vërtetës rreth fajtorit, ambasadori ishte kërcënuar. Opozitës do t’i mjaftonte një distancim nga ky akt, duke kërkuar një hetim serioz për përgjegjësit. Dhe, po t’ia thoshte zemra, le t’i shprehte ambasadorit mbështetjen e vet për të kryer detyrën. Nuk nevojitej asgjë më tepër./ Burimi:Panorama



Ju sugjerojmë

Pse netët pa gjumë bëjnë kujtimet e këqija më të vështira për t’i harruar?
Te Fundit

Pse netët pa gjumë bëjnë kujtimet e këqija më të vështira për t’i harruar?

29 Shtator, 2025 7:04 pm
Pse nuk duhet njohur Palestina
Kryesore

Pse nuk duhet njohur Palestina

27 Shtator, 2025 8:31 pm
E pse qenka i ndershëm Albin Kurti?
Te Fundit

E pse qenka i ndershëm Albin Kurti?

13 Shtator, 2025 1:14 pm
Ndryshimet klimatike po ndryshojnë edhe tregun e punës në Ballkanin Perëndimor
Kryesore

Ndryshimet klimatike po ndryshojnë edhe tregun e punës në Ballkanin Perëndimor

10 Korrik, 2025 1:13 pm
Ana njerëzore e inteligjencës artificiale dhe potenciali i saj për Shqipërinë: Një…
Kryesore

Ana njerëzore e inteligjencës artificiale dhe potenciali i saj për Shqipërinë: Një…

23 Qershor, 2025 3:37 pm
Kur drita nuk mjafton
Te Fundit

Kur drita nuk mjafton

17 Qershor, 2025 2:47 pm
Sunday Pictorial për Gjon Milin (1940):“Kjo është një nga fotografitë…”
Te Fundit

Sunday Pictorial për Gjon Milin (1940):“Kjo është një nga fotografitë…”

14 Qershor, 2025 10:15 am
Rio, bariu nga India dhe një kulturë që po shuhet
Kryesore

Rio, bariu nga India dhe një kulturë që po shuhet

12 Qershor, 2025 8:32 am
1939/”Paqja duhe të bazohet mbi drejtësinë”, intervista me Mbretin Zog në Londër
Kryesore

1939/”Paqja duhe të bazohet mbi drejtësinë”, intervista me Mbretin Zog në Londër

11 Qershor, 2025 3:12 pm
Urd (1931)/Gazetarja: Intervista ime me Nënën mbretëreshë Sadije dhe princeshat
Kryesore

Urd (1931)/Gazetarja: Intervista ime me Nënën mbretëreshë Sadije dhe princeshat

4 Qershor, 2025 3:12 pm
Para
Do të përdoren bomba molotov në protestën e 25 majit? Flet Basha

Do të përdoren bomba molotov në protestën e 25 majit? Flet Basha

Meshkujt apo femrat? Ja kush e ka trurin më aktiv

Mitet e gabuara rreth psikologjisë

Britney Spears mund të mos performojë më kurrë

Britney Spears mund të mos performojë më kurrë
















TE FUNDIT

Kush është Andriy Yermak, aleati më i besuar i Zelenskyt dhe “numri 2” i Ukrainës?

Kush është Andriy Yermak, aleati më i besuar i Zelenskyt dhe “numri 2” i Ukrainës?
28 Nëntor, 2025

Byroja Kombëtare Kundër Korrupsionit (NABU) e Ukrainës dhe Zyra Speciale e Prokurorit Kundër Korrupsionit (SAPO) bastisën ambientet të lidhura me...

Lexo më shumë

Plani sekret i Gjermanisë për luftë kundër Rusisë

Plani sekret i Gjermanisë për luftë kundër Rusisë
28 Nëntor, 2025

Quhet “Oplan Deu” dhe është plani sekret i Gjermanisë për një konflikt të mundshëm me Rusinë. Rreth dhjetë oficerë të...

Lexo më shumë

Begaj: Pavarësia matet me cilësinë e shërbimeve publike

Begaj: Pavarësia matet me cilësinë e shërbimeve publike
28 Nëntor, 2025

Presidenti Bajram Begaj zhvilloi mbrëmjen e sotme një ceremoni në Presidencë me rastin e 113-vjetorit të Pavarësisë së vendit. Në fjalën e...

Lexo më shumë

Operacion izraelit në Sirinë jugore, 13 viktima

Operacion izraelit në Sirinë jugore, 13 viktima
28 Nëntor, 2025

Trembëdhjetë njerëz janë vrarë në një operacion izraelit në Sirinë jugore të premten, sipas mediave shtetërore siriane. Damasku e ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com