Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ambasadori Arvizu largohet nga Departamenti i Shtetit. E shoqja ka një mesazh prekës

2017/09/28 at 1:41 PM
në Aktualitet, Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ambasadori Arvizu largohet nga Departamenti i Shtetit. E shoqja ka një mesazh prekës

Alexander Arvizu, ish-Ambasadori amerikan në Tiranë, është tërhequr nga puna në Departamentin e Shtetit. Një mesazh prekës në Facebook i bashkëshortes së tij, duket si ‘përcjellja e shoqes së jetës’ në mungesë të një ceremoniali zyrtar. Mungesa e një Drejtori të Përgjithshëm, siç thuhet në statusin e Anne, bën që askush të mos i japë një përcjellje zyrtare, bashkë me flamurin amerikan, një traditë e Departamentit të Shtetit. “Flamuri do të mbërrijë me postë’, shkruan ajo.


Arvizu thotë se ‘nuk jam pushuar nga puna, por as nuk m’u kërkua të vazhdoja me një post tjetër’. Alexandër Arvizu mbante postin DAS (Deputy Asisstant Secretary of State) Ndihmës i dytë i Sekretarit të Shtetit për Drogën dhe Rendin dhe e ka vizituar Shqipërinë dy herë në këto kapacitete. Ai ishte në Tiranë në mes të krizës politike që kishte përfshirë vendin, pranverën  e këtij viti, dhe u takuar me kryeministrin Rama, liderin e opozitës Basha dhe kryeparlamentarin Meta.

Ai vazhdoi t’i mbante lidhjet me Shqipërinë edhe pas shkëputjes nga Ambasada, dhe ka ende disa miq të mirë në Tiranë, në komunitetin e gazetarëve, artistëve, por edhe politikanëve.

Alexander Arvizu ishte një Amabasador kontroversial, siç në fakt kanë qenë shumica e ambasadorëve amerikanë në Shqipëri, kur nuk u kanë pëlqyer njërës apo tjetrës palë politike. Ai u bë menjëherë qendra e vëmendjes, sidomos pas ngjarjeve të 21 janarit ku ai e quajti Kryeministrin Berisha ‘burrë shteti’. Komplimenti erdhi pas vendimit të Berishës për të mos zhvilluar një miting të mbështetësve të tij në të njëjtën ditë me parakalimin në Bulevard të shet të opozitës Rama. Po ato ditë ai habiti shumëkënd kur u shkëput për të takuar dhe shtrënguar duart me punonjës të Policisë së Shtetit diku në afërsi të ministrisë së Brendshme. Ajo që u duk si ‘marrje ane’ nga shumë analistë të majtë, ishte në fakt, respekti amerikan për institucionet.

Arvizu vazhdoi të mbetet shumë aktiv edhe pas këtyre ‘incidenteve’ dhe nuk iu shmang mundësive për t’i lënë të pakënaqur politikanët e dy krahëve në Shqipëri. Në fund të mandatit të tij, për arsye ende të paqarta, u shfaq një ftohje e fortë në marrdhëniet e tij me mazhorancën e asokohe që drejtohej nga Berisha. Ai e mbajti postin e Ambasadorit me ‘kohë ekstra’ duke qenë se Senati kishte bllokuar kalimin e disa ambasadorëve amerikanë në Europë. Arvizu ia la vendin Donald Lu, ambasadorit amerikan aktual, por siç thotë ‘me zemër nuk është larguar kurrë nga Tirana”.

Postimi i Anne, bashkëshortes së Arvizu:

Nesër është dita e fundit e Alex-it në Shërbimin e Jashtëm. Amerika po lejon që Departamenti i Shtetit të kolapsojë (rrëgjohet) dhe që ekspertiza e tij të avullojë, dhe ka ardhur koha që ai të merret me gjëra të tjera.

As Drejtori i Përgjithshëm nuk do të jetë aty për t’i thënë ‘mirupafshim’  dhe shtrënguar dorën. Flamuri i Alex-it do të vijë me postë. Vite më parë, për herë të parë e pashë Shërbimin e Jashtëm të Shteteve të Bashkuara në aksion në Ambasadën tonë në Phnom Penh. U impresionova. Të kthjellët, inteligjentë dhe kreativë-ekipi punonte pa orare dhe kalendarnë çështje që të thyenin zemrën: prostituimi i fëmijëve; trakimi i objekve  me vlerë dhe drogës; korrupsionit të shtrirë dhe sigurinë e amerikanëve në një vend të paqëndrueshëm.

Dhe Alex-i ishte më i miri i të mirëve. Ai e dinte se ishte një nder i madh të punonte për qytetarët e Shteteve të Bashkuara. Jam shumë krenare për të dhe karrierën e tij. Në darkat zyrtare në Kamboxhia, Mbreti eksentrik (i pazakontë) do t’i këndonte audiencave të tij diplomatike vëmendjengërthyera, dhe gjithmonë e mbyllte programin e tij të gjatë me këngën e vjetër “Sayonara.” Sot, nuk mund të imagjinoj një mënyrë më ‘të huaj’ për ta përcjellë Alex-in nga Departamenti i Shtetit./ Politiko.al

Etiketa: Alexander Arvizu


Ju sugjerojmë

Pse mbahet ende Meta në burg dhe Berisha detyrim paraqitje?Si përgjigjet kreu i SPAK
Aktualitet

Pse mbahet ende Meta në burg dhe Berisha detyrim paraqitje?Si përgjigjet kreu i SPAK

15 Korrik, 2026 11:41 am
Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës në Shqipëri
Aktualitet

Rriten çmimet e karburanteve

15 Korrik, 2026 11:12 am
Zbulohen në Lezhë 5 ambiente për kultivimin e kanabisit
Kronikë

Zbulohen në Lezhë 5 ambiente për kultivimin e kanabisit

15 Korrik, 2026 10:55 am
Trump takon kryeministrin e Irakut: Nafta potencial, do bëjmë shumë marrëveshje
Bota

Trump takon kryeministrin e Irakut: Nafta potencial, do bëjmë shumë marrëveshje

15 Korrik, 2026 10:52 am
U arrestua me 58 kg kanabis në automjet, lirohet nga burgu ish-punonjësja e AKSHI-t
Kronikë

U arrestua me 58 kg kanabis në automjet, lirohet nga burgu ish-punonjësja e AKSHI-t

15 Korrik, 2026 10:50 am
Mbyllen tre kapituj, Rama: Një tjetër ditë e shënuar e Shqipërisë Europiane
Kryesore

Mbyllen tre kapituj, Rama: Një tjetër ditë e shënuar e Shqipërisë Europiane

15 Korrik, 2026 8:41 am
“Kemi shpenzuar triliona për t’i mbrojtur nga Rusia”, Trump paralajmëron Europën
Bota

Trump: Sulmet ndaj Iranit do të vazhdojnë derisa të them mjaft

15 Korrik, 2026 8:38 am
“Do ta kisha spastruar etnikisht”, Kosova shpall non-grata ministren serbe
Kryesore

“Do ta kisha spastruar etnikisht”, Kosova shpall non-grata ministren serbe

14 Korrik, 2026 10:49 pm
Zjarr në Bruksel/ Flakë në kullën në rindërtim, disa viktima
Bota

Zjarr në Bruksel/ Flakë në kullën në rindërtim, disa viktima

14 Korrik, 2026 10:32 pm
Irani refuzoi armëpushimin, Trump: Nesër është afati i fundit
Bota

Trump tërhiqet nga tarifa për Hormuzin

14 Korrik, 2026 9:13 pm
Para
Video/ Tiranë, sekuestrohen 4 makina të blinduara me vlerë 1 mln Euro

Video/ Tiranë, sekuestrohen 4 makina të blinduara me vlerë 1 mln Euro

Prishja e banesave në Shkozë, reagon Basha: Rama i mashtroi, do të kërkojmë shpronësim sipas tregut

Basha reagon për sulmin në Elbasan: Policia dhunohet nga dhëndri i Qazim Sejdinit dhe një bandë kriminale

Videoja e përplasjes në Elbasan/ Basha: Policia nuk depërton dot në kështjellën e krimit. Banda ka mbështetje qeveritare

Videoja e përplasjes në Elbasan/ Basha: Policia nuk depërton dot në kështjellën e krimit. Banda ka mbështetje qeveritare
















TE FUNDIT

Pse mbahet ende Meta në burg dhe Berisha detyrim paraqitje?Si përgjigjet kreu i SPAK

Pse mbahet ende Meta në burg dhe Berisha detyrim paraqitje?Si përgjigjet kreu i SPAK
15 Korrik, 2026

Kreu i SPAK, Klodian Braho, komentoi në lidhje situatën ligjore të ish-presidentit Ilir Meta dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, duke theksuar...

Lexo më shumë

Rriten çmimet e karburanteve

Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës në Shqipëri
15 Korrik, 2026

Më pak se një muaj pas shkrirjes së Bordit të Transparencës, çmimet e karburanteve në tregun vendas kanë shënuar një...

Lexo më shumë

Zbulohen në Lezhë 5 ambiente për kultivimin e kanabisit

Zbulohen në Lezhë 5 ambiente për kultivimin e kanabisit
15 Korrik, 2026

Zbulohen në fshatin Velë, 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, për kultivim të bimëve narkotike. Arrestohen në flagrancë 2...

Lexo më shumë

Trump takon kryeministrin e Irakut: Nafta potencial, do bëjmë shumë marrëveshje

Trump takon kryeministrin e Irakut: Nafta potencial, do bëjmë shumë marrëveshje
15 Korrik, 2026

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe kryeministri irakian, Ali al-Zaidi, u takuan në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, ku...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}