TIRANE- Eshtë duke u zhvilluar në këto momente (Ora 09:15) një takim në hotel Tirana mes ambasadorit të Shteteve të Bashkuara Donald Lu dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri. Nga burimet kemi mësuar se takimi është thirrur nga Lu dhe ka në fokus masat antiterrorizëm. Në këtë takim mësohet se ka edhe disa prokurorë. Gjithsesi deri në përfundim të takimit do të kemi të tjera detaje.