Bota

Ambasadori amerikan akuza Kinës: Ka vënë në rrezik të gjithë botën


               Publikuar në : 11:59 - 26/03/20 |
el ida

Ambasadori amerikan në Londër, Woody Johnson ka lëshuar akuza të ashpra ndaj Kinës. Ambasadori deklaroi se  vendi komunist ka vënë në rrezik mbarë botën pasi ka fshehur informacione mbi koronavirusit dhe ka lejuar përhapjen e tij përtej kufijve të vendit.

“Nëse Kina do të kishte bërë gjënë e duhur, në momentin e duhur, shumica e popullsisë së saj dhe në botë, do të mund të kishin shpëtuar nga pasojat serioze që ka sjellë kjo sëmundje”, u shpreh ai në një artikull të publikuar në gazetën “The Times”.

Ambasadori Woody Johnson shprehet se fillimisht Kina u përpoq të fshehë lajmin, dhe më pas përzgjodhi informacionet që donte të ndante me të tjerët.

Deklarata e ambasadorit ndjek fjalën e presidentit amerikan, Donald Trump, e cili pohoi disa javë më parë se Pekini duhet të kishte vepruar më shpejt lidhur me ndërgjegjësimin e botës nga përhapja e sëmundjes./Opinion.al

Pas