Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ambasadorët e vendeve të BE-së pajtohen për liberalizimin e vizave për Kosovën

2022/11/30 at 6:25 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ambasadorët e vendeve të BE-së pajtohen për liberalizimin e vizave për Kosovën

Ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian u pajtuan të mërkurën për mandatin e Këshillit Evropian për të negociuar rregulloren për udhëtimin pa viza për qytetarët e Kosovës. Në bazë të këtij mandati, presidenca e Këshillit Evropian do të nisë negociatat me Parlamentin Evropian.

Ministri i Jashtëm i Republikës Çeke, Jan Lipavsky, tha se ky është një hap i rëndësishëm drejt vendosjes së udhëtimit pa viza për qytetarët e Kosovës.

“Tani besojmë se do të jemi në gjendje të arrijmë shpejt një marrëveshje me Parlamentin Evropian për ta shndërruar këtë premtim në realitet. Liberalizimi i vizave u mundësua nga përqendrimi i Kosovës në forcimin e mbrojtjes së kufijve, menaxhimit të migracionit dhe sigurisë. Ne kemi besim se ky bashkëpunim i mirë do të vazhdojë të zhvillohet edhe në të ardhmen”, tha zoti Lipavsky.

Lëvizja pa viza për qytetarët e Kosovës do të jetë e mundur me hyrjen në fuqi të sistemit evropian të udhëtimit, ETIAS, që pritet të ndodhë më 1 nëntor të vitit 2023 dhe më së voni me 1 janar të vitit 2024.

Sistemi ETIAS nënkupton që qytetarët e huaj, të cilët udhëtojnë pa viza në Bashkimin Evropian duhet t’i regjistrojnë të dhënat e tyre në këtë sistem para udhëtimit.

Liberalizimi i vizave do t’u mundësojë qytetarëve të Kosovës të udhëtojnë lirshëm në atë që njihet si zona Schengen, e që përbëhet prej 26 shtetesh evropiane.

Vendimi i sotëm u mor dhjetë vjet pasi Komisioni Evropian i dha Kosovës udhërrëfyesin për këtë çështje. Katër vjet më parë Komisioni Evropian rekomandoi liberalizimin e vizave për Kosovën ndërsa e përsëriti në tetor të këtij viti.

Pas pajtimit të ambasadorëve vendimi hidhet për votim në komisionin përkatës të Parlamentit Evropian, e pastaj edhe në seancë plenare. Pas kësaj ministrat e vendeve anëtare në Këshillin Evropian duhet ta konfirmojnë vendimin. Me këtë do t’i hapej rrugë hapit të fundit, që është botimi i vendimit në gazetën zyrtare të Bashkimit Evropian, me ç’rast caktohet edhe data e hyrjes në fuqi të vendimit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sic tha “vendimin e rëndësishëm por edhe të vonuar të shteteve anëtare të BE-së për procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës. Ky vendim është njohje dhe konfirmim i përkushtimit tonë për sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit, forcimin e kontrollit kufitar dhe menaxhimin e migrimit”.

Kosova është vendi i vetëm i Ballkanit Perëndimor, qytetarët e të cilit nuk e kanë të drejtën e lëvizjes së lirë në zonën Schengen./ VOA

Ju sugjerojmë

Vlora prej ditësh pa ujë, Rama: Faji i instalimeve të vitit 2009-2010
Politikë

Vlora prej ditësh pa ujë, Rama: Faji i instalimeve të vitit 2009-2010

30 Dhjetor, 2025 12:55 pm
Çështja Balluku, Rama: Këshilli i Mandateve s’është zyrë noterie për kërkesat e SPAK
Politikë

Çështja Balluku, Rama: Këshilli i Mandateve s’është zyrë noterie për kërkesat e SPAK

30 Dhjetor, 2025 12:45 pm
“Që kur mesazhet janë prova për SPAK”, Rama: Shpërdorimi i detyrës, do të rishikohet
Politikë

“Që kur mesazhet janë prova për SPAK”, Rama: Shpërdorimi i detyrës, do të rishikohet

30 Dhjetor, 2025 12:42 pm
Hetimet e SPAK, Rama: AKSHI institucion krenarie, ndihmë për integrimin në BE
Kryesore

Hetimet e SPAK, Rama: AKSHI institucion krenarie, ndihmë për integrimin në BE

30 Dhjetor, 2025 12:41 pm
Protestat e PD, Rama: Unë në zyrë, të tjerët poshtë penxheres
Kryesore

Protestat e PD, Rama: Unë në zyrë, të tjerët poshtë penxheres

30 Dhjetor, 2025 12:09 pm
Rama për akuzën e SPAK ndaj Ballukut: Dosja me 16 mijë faqe më provokon
Kryesore

Rama për akuzën e SPAK ndaj Ballukut: Dosja me 16 mijë faqe më provokon

30 Dhjetor, 2025 12:05 pm
Bilanci për vitin 2025, Rama përballë gazetarëve: Rritje pagash dhe pensionesh
Kryesore

Bilanci për vitin 2025, Rama përballë gazetarëve: Rritje pagash dhe pensionesh

30 Dhjetor, 2025 11:42 am
Rikthehet furnizimi me ujë në Vlorë, UKV: Situata drejt normalitetit
Aktualitet

Rikthehet furnizimi me ujë në Vlorë, UKV: Situata drejt normalitetit

30 Dhjetor, 2025 10:59 am
Auto-Skicë
Aktualitet

Pas protestave, rifillon gradualisht furnizimi me ujë të pijshëm në qytetin e Vlorës

30 Dhjetor, 2025 9:44 am
Festa e ndërrimit të viteve, policia e Tiranës plan masash për sigurinë dhe lëvizjen
Aktualitet

Festa e ndërrimit të viteve, policia e Tiranës plan masash për sigurinë dhe lëvizjen

30 Dhjetor, 2025 9:37 am
Para
Po festonte eleminimin e Iranit nga Kupa e Botës, iraniani vritet nga autoritetet vendase

Po festonte eleminimin e Iranit nga Kupa e Botës, iraniani vritet nga autoritetet vendase

Identifikohen autorët e vrasjes te Kodra e Diellit, në kërkim dhe dy shtetas kosovarë

Identifikohen autorët e vrasjes te Kodra e Diellit, në kërkim dhe dy shtetas kosovarë

Ky është personi që ekzekutoi Briken Sanajn te Kodra e Diellit

Ky është personi që ekzekutoi Briken Sanajn te Kodra e Diellit

TE FUNDIT

Vlora prej ditësh pa ujë, Rama: Faji i instalimeve të vitit 2009-2010

Vlora prej ditësh pa ujë, Rama: Faji i instalimeve të vitit 2009-2010
30 Dhjetor, 2025

Në konferencën e fundvitit me gazetarët, Rama komentoi dhe njëherë situatën në qytetin e Vlorës ku qytetarët prej 4 ditësh...

Lexo më shumë

Çështja Balluku, Rama: Këshilli i Mandateve s’është zyrë noterie për kërkesat e SPAK

Çështja Balluku, Rama: Këshilli i Mandateve s’është zyrë noterie për kërkesat e SPAK
30 Dhjetor, 2025

I pyetur nga gazetarët nëse vetë kryeministri po mban qëndrim ndryshe për Belinda Ballukun nga rastet e tjera kur zyrtarë...

Lexo më shumë

“Që kur mesazhet janë prova për SPAK”, Rama: Shpërdorimi i detyrës, do të rishikohet

“Që kur mesazhet janë prova për SPAK”, Rama: Shpërdorimi i detyrës, do të rishikohet
30 Dhjetor, 2025

Referuar pyetjes lidhur me çështjen e Belinda Ballukut dhe të tjerë zyrtarëve të lartë të PS-së që janë nën hetim...

Lexo më shumë

Hetimet e SPAK, Rama: AKSHI institucion krenarie, ndihmë për integrimin në BE

Hetimet e SPAK, Rama: AKSHI institucion krenarie, ndihmë për integrimin në BE
30 Dhjetor, 2025

Kryeministri Edi Rama e ka të qartë përgjigjen për të gjithë zërat që i kërkojnë dorëheqjen pas hetimit të Belinda...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com