Analisti Përparim Kabo ka hedhur së fundmi një informacion ku thotë se ambasadat e huaja në Shqipëri kanë përgjuar gjyqtarët…
Në një status në facebook, Kabo shprehet se “një gjykatës ka deklaruar se ka aq shumë para sa nuk ka ku ti vërë, dhe këtë ia dinë partnerët ndërkombëtar, e kanë të inçizuar”. Reagimi i tij vjen në kohën kur Kushtetuesja pezulloi ligjin e Vetting-ut.
Nuk dihet sa e vertetë është kjo që thotë Kabo, por tashmë shumë legjenda urbane qarkullojnë pro dhe kundër vetting-ut, edhe kjo e Kabos mbetet për tu parë….