Ambasada shqiptare në Greqi ka njoftuar pezullimin e përkohshëm të shërbimeve në zyrat e aplikimit, shpërndarjes së kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike.
Në postim në Facebook, ambasada shkruan se ky pezullim i përkohshëm i aplikimeve bëhet për shkak se kompania koncesionare do të kryejë mirëmbajtjen vjetore dhe inventarin. Dita e fundit që qytetarët mund të aplikojnë është e mërkura, 30 dhjetor 2020.
“Të nderuar qytetarë! Në bazë të njoftimit të Ministrisë së Brendshme të Republikës së Shqipërisë, ju informojmë se:
Ζyrat e aplikimit dhe shpërndarjes të kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike, ditën e enjte, datë 31 dhjetor 2020, nuk do të ofrojnë shërbim. Ky pezullim i përkohshëm i aplikimeve bëhet për shkak se kompania koncesionare do të kryejë mirëmbajtjen vjetore dhe inventarin.
Dita e fundit që qytetarët mund të aplikojnë është e mërkura, 30 dhjetor 2020. Për shkak të festave të ndërrimit të viteve, shërbimi do të rifillojë të martën, më 5 janar 2021. Duke ju falenderuar për mirëkuptimin, ju urojmë vit i mbarë 2021!”, shkruan ambasada./ Opinion.al