Te Fundit

Ambasada gjermane në Tiranë jep njoftimin e rëndësishëm: Do të anulohen…


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:50 - 17/09/21 |
Opi Nion

Ambasada gjermane në Tiranë ka njoftuar të gjithë qytetarët shqiptarë se sektori Konsullor do të jetë i mbyllur nga data 20 deri me date 24 shtator.

Në një njoftim në rrjetin social “Facebook”, ambasada bën me dije se të gjitha takimet do të anulohen dhe do të caktohet për qytetarët takim i ri.

“Sektori Konsullor i Ambasadës Gjermane në Tiranë do të jetë i mbyllur nga data 20 deri me date 24.09.2021; Të gjitha takimet anulohen dhe do të pajisen me takim të ri. Personat, të cilët janë informuar për të tërhequr pasaportat e tyre do të paraqiten në oraret e caktuara.

Nuk mund të merren vërtetime të njësive me origjinalin.

Aplikuesit të cilët preken nga mbyllja do të pajisen me takim të ri. Ju lutemi te mos dërgoni pyetje në lidhje me këtë çështje. Këtyre pyetjeve nuk do ju përgjigjemi”, shkruan ambasada./Opinion.al

Pas