Teksa koronavirusi vijon të përhapet në vendin tonë, ambasada amerikane në Tiranë ka deklaruar se po punon për të gjetur një mundësi udhëtimi që shtetasit e saj të shkojnë në SHBA.
Ambasada e SHBA u bën thirrje qytetarëve të saj se “Nëse jeni qytetar amerikan dhe doni të largoheni nga Shqipëria, dërgoni një email në [email protected].”
“Ambasada e Shteteve të Bashkuara po punon fort për të gjetur mundësi udhëtimi për qytetarët amerikanë që duan të largohen nga Shqipëria. Ju lutemi vini re se mundësitë e udhëtimit janë jashtëzakonisht të paparashikueshme në këtë kohë dhe mund të bëhen të disponueshme, të ndryshojnë apo të anulohen në moment në fundit ose pa asnjë njoftim. Nëse jeni qytetar amerikan dhe doni të largoheni nga Shqipëria, dërgoni një email në [email protected]. Për më shumë informacion, ju lutemi të klikoni këtu: https://bit.ly/2UMFYeD”,-thuhet në mesazhin e ambasadës./ Opinion.al