Kryesore

Ambasada e SHBA reagon për SPAK: Do të hetojë “të paprekshmit”


               Publikuar në : 09:39 - 20/08/19 |
Opi Nion

Ambasada e Shteteve të  Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka publikuar  ditën e sotme një video, e cila tregon mënyrën se si do të funksionojë SPAK.

Në njoftimin e ambasadës  thuhet se SPAK do të jetë një organ i pavarur, jo i politizuar, i cili do të hetojë dhe ndjekë penalisht “të paprekshmit” e Shqipërisë, duke përfshirë zyrtarë të tanishëm dhe ish-zyrtarë të lartë

Postimi i ambasadës:

Në videon e kaluar, mësuat mbi Gjykatën Kushtetuese. Këtë javë, do të flasim për Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion dhe Anti-Krim i Organizuar, ose shkurt SPAK. Pse nevojitet SPAK dhe si do t’i ndjekë penalisht ky institucion rastet e korrupsionit në nivelet më të larta? Mësoni se si SPAK do të jetë një organ i pavarur, jo i politizuar, i cili do të hetojë dhe ndjekë penalisht “të paprekshmit” e Shqipërisë, duke përfshirë zyrtarë të tanishëm dhe ish-zyrtarë të lartë. #CfareEshteReformaNeDrejtesi #NdalKorrupsionit./ Opinion.al E.Xh.

Pas