Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka shpërndarë mesazhin e sekretarit të Shtetit Antony Blinken në mbështetje të Ukrainës dhe kundër rritjes ushtarake të Rusisë në kufijtë e saj.
Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken shpreh vendosmërinë e SHBA-së dhe partnerëve të saj të G7 janë gati të vendosin sanksione të rënd andaj Rusisë nëse ajo pushton Ukrainën.
“Shtetet e Bashkuara qëndrojnë krah Ukrainës kundër retorikës armiqësore dhe rritjes së paprovokuar ushtarake të Rusisë përgjatë kufijve të Ukrainës. Së bashku me partnerët tanë të G7-ës, ne jemi gati të vendosim pasoja masive dhe kosto të rënda ndaj Rusisë, nëse ajo zgjedh të përshkallëzojë ose të pushtojë më tej Ukrainën“,-sekretari i Shtetit Antony J. Blinken./Opinion.al