Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio ka deklaruar se duan të parandalojnë emigrimin masiv, pasi shërben si shtysë për trafikimin e qenieve njerëzore.
Përmes një mesazhi të publikuar nga Ambasada e SHBA në Tiranë, Rubio ka deklaruar se në shumë raste, emigrimi masiv është i barabartë me trafikimin e individëve.
“Ne duam të parandalojmë emigrimin masiv sepse ai i jep shtysë trafikimit të qenieve njerëzore.
Në shumë raste, emigrimi masiv është trafikim i qenieve njerëzore. Nuk ka asgjë humanitare, asgjë të dhembshur në emigrimin masiv.
Të vetmit njerëz që përfitojnë nga emigrimi masiv janë trafikantët”, thotë Sekretari i Shtetit Marco Rubio.