Ambasada e SHBA-së në Kosovë shprehu keqardhjen ndaj Listës Serbe që nuk rishqyrtoi vendimin e bojkotit të zgjedhjeve të së dielës për largimin e katër kryetarë të komunave.
Por Lista Serbe me anë të një reagimi e cilësoi si farsë procesin e referendumit, ndaj dhe nuk morën pjesë. Në një reagim në rrjetet sociale, kjo parti shprehet se janë pro zgjedhjeve, por kundër një procesi dhe lojrave të dirigjuara nga ana e Kurtit.
Për listën Serbe bojkoti shënoi unitetin e popullit serb në Kosovë./ Klan News