Aktualitet

Ambasada e SHBA dhe BE urojnë Fitër Bajramin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:07 - 24/05/20 |
Al Do

Besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin. Falja e Namazit në mëngjes u krye në xhamitë e vendit dhe jo në sheshe si zakonisht.

Ambasada e SHBA përmes një mesazhi në “Facebook” thekson se sot më shumë se kurrë kjo ditë ofron mundësi për të reflektuar mbi angazhimin e përbashkët për ndërtimin e komuniteteve paqësore dhe të begata.

“Në emër të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, iu shprehim urimet më të mira të gjithë atyre që festojnë Fiter Bajramin. Sot, më shumë se kurrë, kjo ditë ofron një mundësi për të reflektuar mbi angazhimin tonë të përbashkët për ndërtimin e komuniteteve paqësore dhe të begata. Ndërsa bota përballet me sfida të reja, ne shpresojmë dhe urojmë që ky vit të sjellë shëndet të mirë dhe gëzim në familjet e të gjithëve! Gëzuar Bajramin!”, thuhet në mesazhin e ambasadës.

Një urim për besimtarët myslimanë ka pasur edhe ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë, Luigi Soreca.

“Gëzuar Fitër Bajramin për të gjithë ata që festojnë sot! Uroj që sakrificat dhe përkushtimi gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit në këto kohë të vështira të sjellin më shumë paqe, shëndet dhe lumturi për familjet tuaja dhe gjithë popullin shqiptar”, shkruan Soreca. /Opinion.al

Pas