Mbretëria e Bashkuar mbështet punën e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion në reduktimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri.
Përmes një deklarate, ambasada e Mbretërisë së Bashkuar shprehet se strategjia e Komunikimit është një moment i rëndësishëm që përshkruan se si SPAK do të komunikojë prioritetet e saj gjatë tre viteve të ardhshme me median, qytetarët dhe palët e interesuara.
Deklarata:
Mbretëria e Bashkuar vazhdon të mbështesë sundimin e ligjit në Shqipëri dhe, përmes Shërbimit Ndërkombëtar të Komunikimeve të Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar (GCSI), kemi mbështetur Zyrën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për të komunikuar përparimin e saj në reduktimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri.
Kjo Strategji e Komunikimit është një moment i rëndësishëm që përshkruan se si SPAK do të komunikojë prioritetet e saj gjatë tre viteve të ardhshme me median, qytetarët dhe palët e interesuara.