Aktualitet

Ambasada austriake zbardh të vertetën e koncertit të “Vjenës”


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:47 - 20/12/16 |
b.f

Një ditë pasi Opinion.al konfirmoi zyrtarisht se “Filarmonia e Vjenës” nuk ka koncert në Tiranë më 2 Janar siç ka reklamuar qeveria shqiptare vjen edhe reagimi zyrtar i ambasadës austriake në Shqipëri. Në një njoftim për mediat thuhet se “në koncertin e 2 Janarit në Tiranë do të performojnë një grup prej 36 artistësh të quajtur Ansambli i Filarmonisë së Vjenës por dhe muzikantë të tjerë që nuk janë pjesë e ketyre institucioneve.

“Ata janë anëtarë dhe ish-anëtarë të Filarmonisë së Vjenës, si dhe nga muzikantë të tjerë austriakë. ‘Ansambli Filarmonik i Vjenës’ është themeluar në vitin 2013 me iniciativë të Shkëlzen Dolit, anëtar i Filarmonisë së Vjenës”, thuhet në njoftim.

Më tej, ambasada jep edhe detaje që nuk i ka dhënë deri më tani Ministria e Kulturës edhe pse Opinion.al u interesua pranë këtij dikasteri.

Sipas ambasadës austriake, koncerti në fjalë është organizuar nga Ministria e Kulturës në bashkëpunim me kompaninë AGE Art Production ka gjetur mbështetjen e disa kompanive austriake dhe shqiptare, si dhe të Ambasadës Austriake.

Bashkengjitur deklarata e plotë për mediat

faksimile

Pas