Në 3-vjetorin e reformës në drejtësi, Ambasada amerikane ka publikuar një video në “Facebook” që tregon çfarë është reforma, si po zbatohet dhe si do të ndikojë në jetën e shqiptarëve.
Me anë të pamjeve, ambasada e SHBA shprehet se reforma në drejtësi do të sigurojë që çdokush të jetë i barabartë përpara ligjit dhe të këqinjtë të shkojnë në burg.
Postimi i Ambasadës Amerikane:
| Çfarë është reforma në drejtësi? Si po zbatohet? Si do të ndikojë në jetën tënde dhe në jetët e shqiptarëve? Sot, në 3 vjetorin e miratimit të reformës në drejtësi, shihni këtë video të thjeshtë për të mësuar se si reforma në drejtësi do të sigurojë që çdokush të jetë i barabartë përpara ligjit. #CfareEshteReformaNeDrejtesi #NdalKorrupsionit