Aktualitet

Amanti, “gjeniu i vogël” që lexonte e zgjidhte ushtrime matematike para gjumit që 3-vjeç



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:59 - 29/09/22 |
Opi Nion

Amanti, i ftuari i vogël i  “Shije Shtëpie” në Tv Klan, është vetëm 9 vjeç por ka shfaqur që herët karakteristikat e një gjeniu. Në këtë moshë, ai po studion librat e klasës së shtatë dhe të tetë,  ndërsa shokët e tij të së pestës. Babai i tij,  i cili e shoqëron në këtë intervistë për programin, nis të tregojë të gjitha veprimet e pazakonta që pikasën në fillim tek Amanti.

Katerina Trungu: Kur e patë këtë aftësi? Çfarë ju tërhoqi, çfarë ju bëri  të mendoni se ishte ndryshe nga fëmijët e tjerë?

Kapllan Sulaj: Ne vumë re si prindër që pas moshës 3 vjeç, Amanti filloi të lexonte titrat e lajmeve në televizor.

Agida Koçi: Vetë, pa e mësuar askush?

Kapllan Sulaj: I lexonte vetë, i kishte mësuar nga djali im i madh kur ne e ndihmonim atë në Abetare për të mësuar dhe lexuar, ky dëgjonte dhe mësonte autodidakt. Ne vumë re që si fëmijë, shkonte te ekrani i televizorit dhe lexonte titrat. Aty vumë re që kishte dhunti  të tjera. Mandej, vumë re që edhe me numrat, kur bënim matematikë me djalin e madh, edhe djali i vogël Amanti filloi të mblidhte numrat shumë shpejt. Në fillim e pyesja, si e arrin, si i bën? Tregonte, përdorte gishtat e dorës për të kalkuluar veprimet matematikore dhe kështu progresoi. Më thoshte gjithnjë kur e vija në gjumë që  a mund të bëjmë “ca ushtrime matematike?”

Prej moshës 4 vjeç, Amanti studionte librat e klasës së parë dhe të dytë, teksa i nënshtrohej edhe testeve që i bënte mamaja e tij, në të cilat shënonte rezultate shumë të mira./tvklan.al

 

Pas