-Kulturë

Amaneti i fundit i këngëtares Nexhmije Pagarusha: Më varrosni…


               Publikuar në : 11:20 - 07/02/20 |
xhu lia

Trupi i pajetë i këngëtares Nexhmije Pagarusha është nxjerrë nga banesa e saj për t’u dërguar në morg.

Familjarë të saj kanë treguar se “Këngëtarja e Shekullit”, ka kërkuar që kur të ndërrojë jetë  të varroset me ceremoni private, pa praninë e mediave.

Amaneti i legjendës së muzikës shqipe ka qenë edhe që të varroset në vendlindjen e saj, në fshatin Pagarushë të Malishevës.

Sipas mediave në Kosovë raportohet se nesër do të mbahet homazhet, e më pas do të bëhet edhe varrimi i saj.

Pagarusha ndërroi jetë sot në moshën 86-vjeçare.

Ajo ka lënë pas hite si “Baresha”, “E dehun jam”, “Sytë për ty i kam të njomë” e shumë të tjera. Burimi Express/

 

Pas