Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

AMA: Nesër mbyllen transmetimet analoge në Tiranë dhe Durrës

2019/09/30 at 7:47 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
AMA: Nesër mbyllen transmetimet analoge në Tiranë dhe Durrës

Transmetimet televizive analoge në qarqet Tiranë dhe Durrës do të mbyllen nga data 1 tetor. Ky është vendimi i marrë sot nga Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA).

Në njoftimin e saj AMA thotë se për qarkun e Vlorës është shtyrë mbyllja e transmetimeve analoge. Ata kanë vlerësuar se në treg ka numër mëse të mjaftueshëm dekoderash për të plotësuar nevojat e qytetarëve.

“Me kalimin në transmetimet numerike, shikuesit kanë mundësi të ndjekin 38 kanale pa pagesë të cilat mund të shikohen nga të gjithë dekoderat e tipit DVB-T2, më shumë se në çdo vend tjetër të Ballkanit. Mbulimi me sinjal numerik i territorit dhe cilësia e transmetimit përmes teknologjisë digjitale janë shumë herë më të larta krahasuar me teknologjinë analoge” thuhet në njoftimin e AMA-s.

Njoftimi i AMA-s:

Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), në mbledhjen e tij të zhvilluar sot, më datë 30 shtator 2019, vendosi mbylljen e transmetimeve analoge në qarqet Tiranë dhe Durrës, në 01 tetor 2019, si dhe shtyrjen e afatit të kalimit në transmetimet numerike për qarkun Vlorë, deri në një datë të dytë që do të përcaktohet në vijim nga AMA.

Bordi u njoh me masat e marra nga AMA gjatë kësaj periudhe për administrimin e procesit të kalimit në transmetimet numerike. Lidhur me pajisjen e popullatës me dekodera, nga të dhënat dhe informacionet e depozituara nga operatorë të ndryshëm tregtarë, ka rezultuar se në treg ka numër mëse të mjaftueshëm dekoderash, që plotësojnë nevojat dhe kërkesat e qytetarëve. Kujtojmë se qeveria në kuadër të këtij procesi ka shpërndarë 88 mijë dekodera falas për familjet që janë pjesë e skemës së ndihmës ekonomike.

AMA gjatë vitit të fundit ka intensifikuar dhe diversifikuar fushatën e informimit të publikut duke e përcjellë atë nëpëmjet mediumeve të ndryshme informative.

Me kalimin në transmetimet numerike, shikuesit kanë mundësi të ndjekin 38 kanale pa pagesë të cilat mund të shikohen nga të gjithë dekoderat e tipit DVB-T2, më shumë se në çdo vend tjetër të Ballkanit. Mbulimi me sinjal numerik i territorit dhe cilësia e transmetimit përmes teknologjisë digjitale janë shumë herë më të larta krahasuar me teknologjinë analoge.

AMA, pavarësisht se pjesa më e madhe e qytetarëve tashmë janë të pajisur me dekodera, fton qytetarët që nuk janë pajisur ende me këtë pajisje, të marrin masa për të mundësuar aksesin në transmetimet televizive numerike. /Opinion.al

Ju sugjerojmë

Bill Gates tregon teknologjinë që do të revolucionarizojë botën
Bota

Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

7 Qershor, 2025 2:46 pm
HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj
Rajoni

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

7 Qershor, 2025 2:32 pm
Dredha tregon kur do të bëhet fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës
Aktualitet

Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë, reagon Ermal Dredha: Kemi bërë kallëzim!

7 Qershor, 2025 2:17 pm
“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…
Sport

“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…

7 Qershor, 2025 2:11 pm
Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit
Bota

Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit

7 Qershor, 2025 2:01 pm
Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit
Aktualitet

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit

7 Qershor, 2025 1:44 pm
Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

7 Qershor, 2025 1:31 pm
Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

7 Qershor, 2025 1:22 pm
Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
Politikë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

7 Qershor, 2025 1:09 pm
Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
Sport

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

7 Qershor, 2025 12:48 pm
Para
Probleme me pagjumësinë?! Ja çfarë të përdorni

Probleme me gjumin, ja ushqimet që duhet të konsumoni

Rritja ekonomike sa gjysma e objektivit të qeverisë

Rritja ekonomike sa gjysma e objektivit të qeverisë

“Domatet rriten brenda ditës”, Çuçi: Nëse ndodh, jap dorëheqjen

"Perla e Bledi Çuçit", 165 mijë euro për një panair 2-ditor

TE FUNDIT

Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

Bill Gates tregon teknologjinë që do të revolucionarizojë botën
7 Qershor, 2025

Me rastin e 25-vjetorit të Fondacionit Gates, multimiliarderi amerikan kritikoi buxhetet në rënie të shëndetësisë në shumë vende afrikanetë Unionit...

Lexo më shumë

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj
7 Qershor, 2025

Vetëm në pesë muajt e parë të vitit 2025 në Kosovë janë regjistruar së paku dhjetë raste të reja të...

Lexo më shumë

Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë, reagon Ermal Dredha: Kemi bërë kallëzim!

Dredha tregon kur do të bëhet fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës
7 Qershor, 2025

Fusha e vendgrumbullimit të mbeturinave në lagjen “24 Maji” të qytetit të Vlorës është përfshirë nga flakët parditen e kësaj...

Lexo më shumë

“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…

“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…
7 Qershor, 2025

Ndërkohë që ora e përballjes mes Shqipërisë dhe Serbisë po afrohet, atmosfera në kampin kuqezi është tejet e ngrohtë dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com