Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Altin Qato e pranon: Ka punonjës të veçantë policie të implikuar, por jo fenomen

2016/12/15 at 6:16 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Altin Qato e pranon: Ka punonjës të veçantë policie të implikuar, por jo fenomen

2,5 milionë bimë kanabisi u asgjësuan në 2016-n. Drejtori i Përgjithshëm për Sigurinë Publike në Policinë e Shtetit, Altin Qato thotë për DW se përfshirja e policëve në kultivimin e drogës nuk është fenomen.


Deutsche Welle: Gjatë gjithë këtij viti u vu re një shtrirje e gjeografisë së drogës në të gjithë Shqipërinë. Si e shpjegoni ju këtë masivizim të mbjelljes së kanabisit?

Altin Qato: Policia si çdo aktivitet kriminal që e vlerëson në maksimum për ta goditur që të sjellë më shumë siguri publike e konsideron edhe kultivimin e bimëve si një aktivitet kriminal të mirëfilltë që do një punë të mirëorganizuar për të parandaluar, goditur dhe zbuluar autorët. Ne bëjmë edhe punë sensibilizuese që në fillim të vitit. Rezultatet flasin për një shkatërrim masiv. Këtë vit, deri për periudhën kur flasim, kemi shkatërruar më shumë se 2,5 milionë bimë narkotike. Ky është një numër më i madh se viti i kaluar, kjo ka krijuar një kontekst sikur situata mund të ketë dalë jashtë kontrollit. Ne e argumentojmë këtë me një organizim më të mirë të policisë për kontrollin e territorit, duke rritur numrin e forcave të policisë, të aktivizuar për të goditur këtë aktivitet, kemi rritur bashkëpunimin me partnerë të tjerë ndërkombëtarë, qeverinë italiane. Në bazë të një marrëveshjeje mes dy Ministrive të Brendshme ne bëjmë një monitorim të kontrolluar nga ajri me ndihmën e Guardia di Finanza.

Kaq shumë drogë e shkatërruar, po sa vetë janë kapur?

Vetëm për këtë vit kemi rreth 1670 procedime penale të nisura të referuara në prokurori, ku bëjmë veprime të rregullta proceduriale. Nga këta 400 autorë janë të identifikuar si kultivues, rreth 252 prej tyre janë të arrestuar, por puna fokusohet edhe tek grupe të organizuara që merren me trafikimin e drogës në vendet e Bashkimit Europian. Pjesa tjetër është e shpallur në kërkim. Pra nga këto 1600 procedime, 20% janë zbuluar, por puna për gjetjen e autorëve vazhdon.

Nuk ju duket shifër e ulët për një problem kaq të madh?

Por krahasuar me vitin e kaluar kemi rritje të procedimeve. Ne vazhdojmë bashkëpunimin me prokurorinë që bën hetimet për zbulimin e plotë të këtij aktiviteti kriminal për të gjetur kush janë pronarët e tokave, kush janë përdoruesit, por duhet një kohë derisa të mbyllet kuadri i plotë me dokumentimin e zbulimin e autorëve.

Ku fokusohet puna juaj aktualisht tek shkatërrimi i parcelave apo zbulimi i vendeve ku është fshehur droga?

Bima narkotike ka periudhën e vet. Kultivimi në parcela të hapura fillon diku nga fundi i marsit dhe prillit, sipas të dhënave tona. Në shtator e tetor përfundon cikli i bimës narkotike, varet edhe nga lloji i saj. Tani ne jemi fokusuar në masat për të goditur trafikimin. E gjithë kjo sasi që mund të kultivohet e që i ka shpëtuar kontrollit policor është e destinuar për tregun ndërkombëtar, kryesisht atë europian. Kjo sasi nuk përdoret në tregun shqiptar, sepse është shumë i vogël.

Kam dëgjuar zëra kritikë që thonë se nuk dihet ku shkon kjo drogë e shkatërruar? Nuk ka mbikqyrje për një proces të tillë asgjësimi?

Faktikisht ne jemi shumë transparentë. Asgjësimi bëhet në vend, ky është një rregull procedurial, nuk është se policia e merr sasinë e gjetur në një parcelë dhe e transporton diku. Merren mostrat e nevojshme që lejohen për t’u marrë sipas rregullat, pjesa tjetër asgjësohet, e kjo dokumentohet me pamje filmike e duke u fotografuar.

Ka investigime që kanë treguar se pa mbështetje nga policia, ky zinxhir nuk funksionon. A keni ju raste të identifikuara?

Puna e policisë është e punë e vështirë në drejtim të këtij aktiviteti, sepse elementë që merren me këtë aktivitet shfrytëzojnë zona të largëta malore, ku është e pamundur vajtja me mjete, pra në harxhojmë energji e shumë forca për të arritur në vend. Kjo i ndihmon këta autorë që t’i shmangen kontaktit vizual me policinë, të shpëtojnë. Ne kemi bërë punë shumë të mirë me Guardia di Finanza, janë 99% e parcelave të identifikuar nga ata e të shkatërruara nga ne.

Po a ka lidhje të policisë me rrjetet e drogës?

Kemi hasur edhe raste, kur elementë të veçantë kanë bashkëpunim, por ky nuk është fenomen. Nuk është i gjerë si fenomen, ne i kemi ndjekur edhe penalisht. Ne nuk e shmangim përgjegjësinë e punonjësve të policisë, ka punonjës të veçantë, të implikuar në këtë aktivitet por kundërshtojmë që nuk është si fenomen.

Sa raste policësh të implikuar keni zbuluar?

Për momentin që flasim kemi rreth 40 procedime penale të punonjësve të policisë, 8 prej tyre janë të arrestuar, janë rreth 43 procedime displinore që sipas informacioneve tona, ata nuk kanë vepruar, ose nuk kanë kryer detyrën si duhet për goditjen e këtij aktiviteti. E theksoj nuk është fenomen, po të kujtojmë numrin e lartë të bimëve të asgjësuara, ndërkohë që kemi vetëm për këtë vit që flasim kemi rreth 9000 forca policie të angazhuara për goditjen e këtij aktiviteti, me një kosto rreth 6 milionë dollarë që shpenzon policia nga buxheti i saj. Ne jemi të motivuar.  Marrë nga Deutche Welle shqip…

 



Ju sugjerojmë

Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?
Bota

Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?

8 Qershor, 2025 9:02 am
Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë?
Rajoni

Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë?

8 Qershor, 2025 8:56 am
Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!
Kryesore

Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!

8 Qershor, 2025 8:50 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Aktualitet

Tiranë/ Konflikt për motive të dobëta, plagoset me armë zjarri 31 vjeçari

8 Qershor, 2025 8:44 am
Rikthehet i nxehti afrikan, temperaturat do të shkojnë deri 43 gradë Celcius
Aktualitet

E Diela për plazh/ Temperaturat deri në 38 gradë, ja moti për sot

8 Qershor, 2025 8:38 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Aktualitet

Horoskopi për sot, 8 Qershor 2025

8 Qershor, 2025 8:18 am
Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Para
Ukraina, BE-ja zgjat me 6 muaj sanksionet ndaj Rusisë

Ukraina, BE-ja zgjat me 6 muaj sanksionet ndaj Rusisë

Aleppo: Autokolona me civilë ka shpresa të mbërrijë në zonë të lirë

Aleppo: Autokolona me civilë ka shpresa të mbërrijë në zonë të lirë

Presidenti i Sirisë: Në Alepo po rishkruhet historia

Presidenti i Sirisë: Në Alepo po rishkruhet historia
















TE FUNDIT

Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?

Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?
8 Qershor, 2025

Seanca dëgjimore e miliarderit francez Pierre Édouard Stérin pritej me padurim. Pritej që ajo të zbulonte detaje të “një ekosistemi...

Lexo më shumë

Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë?

Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë?
8 Qershor, 2025

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë duke u përmendur si mundësi për të thyer bllokadën institucionale në Kosovë, por jo të...

Lexo më shumë

Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!

Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!
8 Qershor, 2025

 “Një ndeshje e bukur, që mund ta kishim fituar!”- ky është reagimi i parë i Presidentit të Federatës Shqiptare të...

Lexo më shumë

Tiranë/ Konflikt për motive të dobëta, plagoset me armë zjarri 31 vjeçari

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
8 Qershor, 2025

Plagosje me armë zjarri në Tiranë, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta. Ngjarja ka ndodhur në zonën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com