Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani deklaroi ditën e sotme se dosja e Veliajt është ndarë në fraksion tjetër.
Gjatë një komunikimi me gazetarët, Dumani theksoi se Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion po heton edhe disa fakte penale.
“Nuk i përgjigjemi të pandehurve, vetëm në rrugë ligjore kur ka pretendime, kur sillen memo nga avokatet, kjo është forma proceduriale.
Dosja “Veliaj” është ndarë edhe në një fraksion tjetër dhe po hetohen disa fakte penale”, tha Dumani.