Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Altin Dumani dhe një grup prokurorësh shkojnë në Brazil, do të hetohet përfshirja e shqiptarëve në trafikun e kokainës

2024/10/28 at 1:01 PM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kreu i SPAK prezanton punën para ambasadorëve BE-së

Kreu i SPAK Altin Dumani së bashku me 4 prokurorë të tjerë kanë udhëtuar drejt Brazilit.

Ata kanë shkuar pasi janë duke hetuar çështje të trafikut të drogës nga Amerika Latine në drejtim të vendeve të BE dhe vendit tonë.

Dyshohet për përfshirje të grupeve shqiptare. Dumani shoqërohet nga Arben Kraja, Adnand Xholi, Elida Kackini dhe Vladimir Mara.

Përpos bashkëpunimit tre prokurorët e SPAK, do të marrin pjesë edhe në një konferencë ndërkombëtare.

Por gjatë kohës së qëndrimit në këtë shtet, grupi me tre prokurorë pritet të zhvillojnë takime dhe me drejtues të prokurorisë së Brazilit, ku qëllimi është ngritja e skuadrave të përbashkëta hetimore për rastet kur në trafikun e kokainës konstatohet se janë të implikuar dhe shqiptarë.

Rasti i parë ku SPAK ka interes për të pasur bashkëpunim me autoritet Braziliane, është ai i zhvilluar në 30 maj 2023.

Prokuroria e posaçme SPAK ka pasur një praktikë hetimore me autoritet e Brazilit, lidhur me trafikun e 69 kg kokainë të sekuestruar në datën 18 Maj 2021 në anijen “NSC Atros”.

Nisja e kësaj sasie droge do realizohej nga porti “Sao Paolo” Brazil dhe destinacioni përfundimtar, ka qenë porti i Valencias në Spanjë.

Mësohet se në 25 shtator 2023, kjo letërporosi është ekzekutuar për SPAK-un në Shqipëri, nga autoritet e prokurorisë së Brazilit dhe si pasojë e hetimeve të kryera për episodin e trafikimit të 69 kg kokainë, SPAK ka proceduar shqiptarët, Ismail Zeneli me nofkën “Dajloki”, Eralbi Breçani me nofkën “Boli” ose “Toni”, një shtetas tjetër B.M dhe Ergys Dashi me nofkën “Elb-Nisan”.

Por për shkak se Ergys Dashi është vrarë në Brazil, hetimi ndaj tij është ndërprerë.

Ndërsa një rast tjetër ku drejtuesit e SPAK, kanë shfaqur mjaft interes për të shkuar në Brazil, lidhet dhe me episodin e ndodhur në 2 Shtator 2019 në Gefron të Brazilit, ku u sekuestruan brenda një kontinjeri ngarkesa prej 617 kg kokainë.

Të gjitha pakot e kokainës ishin të identifikuara me logon e Futboll Club Elbasanit, duke ngritur dyshime të forta se pronarët e drogës ishin nga Shqipëri dhe pikërisht duke simbolizuar qytetin e Elbasanit.

Ndërkohë për këtë episod të trafikut të kokainës, SPAK ka marrë dhe dëshminë e bashkëpunëtorit të Drejtësisë, Erjon Alibej, i cili i ka treguar prokurorëve se sasia prej 617 kg kokainë e kapur në Brazil, i përket një grupi kriminal në qytetin e Elbasanit.

Për këto dy episode dhe ndërveprimin e ndërsjellë mes dy prokurorive do jetë fokusi i takimit të delegacionit të SPAK që ka vizituar Brazilin.

Ju sugjerojmë

Federata kërkon testin e gjinisë për volejbollisten, reagon Dinamo
Kryesore

Federata kërkon testin e gjinisë për volejbollisten, reagon Dinamo

25 Tetor, 2025 2:14 pm
Kontroll i befasishëm në burgun e Durrësit, gjenden 5 celularë iPhone
Aktualitet

Kontroll i befasishëm në burgun e Durrësit, gjenden 5 celularë iPhone

25 Tetor, 2025 11:38 am
Batuta me Macron, Rama nga Berlini: Ishte shaka për Alyiev
Aktualitet

Batuta me Macron, Rama nga Berlini: Ishte shaka për Alyiev

25 Tetor, 2025 11:19 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 25 Tetor 2025

25 Tetor, 2025 11:09 am
Rama vizitë në Berlin, merr pjesë në forumin ndërkombëtar të nivelit të lartë
Kryesore

Rama vizitë në Berlin, merr pjesë në forumin ndërkombëtar të nivelit të lartë

24 Tetor, 2025 10:29 pm
“4,400 persona janë abuzuar nga priftërinjtë në Itali”
Bota

“4,400 persona janë abuzuar nga priftërinjtë në Itali”

24 Tetor, 2025 9:26 pm
Vuçiç: Serbia mund të hyjë në BE para 2030
Rajoni

Vuçiç: Serbia mund të hyjë në BE para 2030

24 Tetor, 2025 8:23 pm
Deputeti i LDK në Kosovë godet me grusht një qytetar: Më provokoi
Rajoni

Deputeti i LDK në Kosovë godet me grusht një qytetar: Më provokoi

24 Tetor, 2025 7:21 pm
Trump i vendosi sanksione, Rusia dërgon në SHBA përfaqësuesin e lartë të ekonomisë
Bota

Trump i vendosi sanksione, Rusia dërgon në SHBA përfaqësuesin e lartë të ekonomisë

24 Tetor, 2025 6:26 pm
“Siguroi vota për PSD”, SPAK mbyll hetimin ndaj kryebashkiakut të PS
Kronikë

“Siguroi vota për PSD”, SPAK mbyll hetimin ndaj kryebashkiakut të PS

24 Tetor, 2025 5:56 pm
Para
Foto/ U përplas për vdekje nga makina në rrugë, viktima është avokat i njohur 

Foto/ U përplas për vdekje nga makina në rrugë, viktima është avokat i njohur 

Përplasën dy makina në Vlorë, plagosen nënë e bijë

U aksidentua në rrugën “Mamurras-Dukagjin i Ri”, humb jetën në  spital 20-vjeçari 

Arrestimi i Ilir Metës, Avokati i Popullit nis hetim administrativ

Arrestimi i Ilir Metës, Avokati i Popullit nis hetim administrativ

TE FUNDIT

Federata kërkon testin e gjinisë për volejbollisten, reagon Dinamo

Federata kërkon testin e gjinisë për volejbollisten, reagon Dinamo
25 Tetor, 2025

Klubi sportiv i Dinamos ka reaguar pas kërkesës së Federatës Shqiptare të Volejbollit për të kryer testin e gjinisë për...

Lexo më shumë

Kontroll i befasishëm në burgun e Durrësit, gjenden 5 celularë iPhone

Kontroll i befasishëm në burgun e Durrësit, gjenden 5 celularë iPhone
25 Tetor, 2025

Një kontroll i befasishëm është zhvilluar në burgun e Durrësit, pas informacioneve për lëndë narkotike, telefonë apo sende të tjera...

Lexo më shumë

Batuta me Macron, Rama nga Berlini: Ishte shaka për Alyiev

Batuta me Macron, Rama nga Berlini: Ishte shaka për Alyiev
25 Tetor, 2025

Nga Gjermania ku ndodhet për “Berlin Global Dialogue” Kryeministri Edi Rama është pyetur lidhur me shakanë që bëri me Macron...

Lexo më shumë

Horoskopi 25 Tetor 2025

Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
25 Tetor, 2025

Dashi Një ngjarje e papritur mund të bëjë që të ndaheni përkohësisht nga personi i veçantë në jetën tuaj. Konfuzioni...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com