Kronikë

Alqi Bllako largohet nga vendi? Avokati shton dyshimet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:53 - 31/03/22 |
Opi Nion

Ndërsa  pritej arrestimi i tij, një tjetër lajm vjen për ish-deputetin Alqi Bllako. Lajmin e përhapur në mediat sociale e përforcoi edhe një foto e avokatit të tij Sokol Hazizaj, që ndërsa poston një avion në fluturim, shkruan: Ciao, përqafime.

Një ditë më parë Hazizaj deklaroi në “Opinion” se avokati i tij ndodhej në shtëpi, ndërsa kishte prokurorën që ta përfaqësonte atë në gjykatë.

Ndërkohë, konstatohet se një postim të ngjashëm, avokati Hazizaj ka bërë edhe në rastin e ish-pruokurorit Llalla kur ai ka lënë vendin.

Aktualisht lidhur me rastin Bllako, nga ana e policisë nuk ka asnjë reagim zyrtar./Opinion.al

Pas