Katër alpinistë serbë janë shpëtuar nga efektivët e Forcës Ajrore gjatë kalimit nga Valbona në Theth.
Ministri i Mbrojtjes Niko Pelshi shkruan në “Facebook” se alpinistët kishin rrëshqitur dhe ishin plagosur.
Në ndihmë të tyre janë angazhuar dy helikopterë të cilët i transportuan jashtë perimetrit të rrezikut.
Ndërkohë, një prej alpinistëve kishe marrë plagë më të rënda dhe është transportuar drejt SQUT dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve./Opinion.al