Alpha Bank Albania inauguroi ambientet e reja të degës në qytetin e Elbasanit. Në ceremoni ishin të ftuar z. Qazim Sejdini, Kryetar i Bashkisë Elbasan, autoritete të tjera vendore si dhe klientë dhe bashkëpunëtorë të degës Elbasan. Gjatë fjalës së saj përshëndetëse, znj. Brunilda Isaj, Drejtore e Njësisë së Biznesit Bankar tha se “Që prej vitit 2 000, kur Alpha Bank Albania filloi aktivitetin e vetë në qytetin e Elbasanit, kemi pasur kënaqësinë të mbështesim klientë individë dhe klientë biznesi me produkte dhe shërbime të shumta dhe të personalizuara, për të plotësuar çdo nevojë të tyren, për të siguruar një rritje dhe zhvillim të qëndrueshëm të biznesit”.
Isaj theksoi gjithashtu se ambientet e reja janë rinovuar plotësisht dhe tashmë dega është konceptuar për t’i shërbyer një numri më të madh klientësh, duke ruajtur cilësinë e lartë të shërbimit.
Më shumë se 21 000 klientë i kanë besuar menaxhimin e tyre financiar Alpha Bank Albania – Dega Elbasan; janë pikërisht këta klientë si dhe 220 000 klientë të tjerë në të gjithë Shqipërinë, që udhëheqin veprimtarinë e përditshme të Alpha Bank Albania, që prej themelimit të saj në Shqipëri, në vitin 1998.
Alpha Bank Albania është një prej bankave më të mëdha në vend, duke zënë një pozicion të konsiderueshëm në treg përsa i përket biznesit bankar me shumicë dhe atij me pakicë. Banka ofron një gamë të gjërë produktesh dhe shërbimesh, si depozita dhe produkte investimi, karta debiti dhe karta krediti, produkte të kreditimit bankar me pakicë dhe shumicë, si edhe shërbime për biznesin e vogël, atë të mesëm dhe për korporatat.