Bukuroshja shqiptare Almeda Abazi ka pranuar publikisht lidhjen e saj me aktorin turk, Tolgahan Sayisman.
Modelja dhe aktorja shqiptare që jeton në Turqi po prezanton festivalin Kënga Magjike, bashkë me Ardit Gjebrean.
Në natën e parë të festivalit, vetë Almeda ka pranuar atë që po përflitet prej kohësh në mediat turke dhe shqiptare.
Ajo në një bashkëbisedim me Arditin kanë zbuluar lidhjen me aktorin e njohur turk, Tolgaham Sayisman, i njohur për publikun shqiptar me rolin e “Çënarit”.