Bukuroshja e njohur Almeda Abazi, shumë shpejt do të bëhet nënë për herë të parë.
Ajo është në muajin e gjashtë të pritjes së ëmbël dhe vetëm disa javë më parë publikoi për herë të parë barkun e rrumbullakosur.
Rreth një orë më parë, ajo ka ndarë me ndjekësit në Instastory disa foto që me siguri i kanë lënë të gjithë gojëhapur. Ajo shfaqet në parukeri me një look të ri, flokë bjond me baluke dhe të prerë deri mbi supe.
Pas disa pozave me pamjen e re, Almeda i ka qetësuar ndjekësit duke lënë të kuptohet se ishte thjesht një paruke.
“Mos u shqetësoni”, shkruan Almeda në foton ku shfaqet sërish me flokët e saj të gjatë e të zinj.