Moderatorja, Alketa Vejsiu ka njoftuar se ka qenë e infektuar me COVID-19. Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Vejsiu shkruan se është izoluar për dy javë në shtëpi deri në momentin që tamponi i dytë rezultoi negativ.
Aktualisht moderatorja është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa iu bën thirrje qyetarëve që të kujdesen për veten.
“Coronen e kam kaluar, tamponi doli negativ para dy javesh! Qendrova 14 dite ne izolim ne shtepi. Jam mire per fat. Kam degjuar raste vertete te renda dhe lutem cdo dite qe Zoti te mbroje njerezit afer meje dhe te gjithe shqiptaret! Corona nuk eshte shaka. Kujdesuni per veten! Falenderoni Zotin dhe Festoni cdo dite qe keni shendet dhe jeni ne jete!”- ka shkruar Alketa./ Opinion.al