Alketa Vejsiu është ndër personazhet e ekranit e cila jetën e saj private e ka mbajtur gjithmonë larg vëmendjes se publikut.
Ajo është nënë e dy fëmijëve dhe gjithmonë ata i ka ruajtur vetëm për vete, duke mos i shfaqur asnjëherë qoftë edhe në rrjetet sociale.
Por sot moderatorja ka vendosur ta thyej këtë rregull. Ajo ka ndarë një foto në rrjetet sociale ku shfaqet së bashku me të bijën e saj, të cilës i ka shkruar një dedikim mjaft të veçantë me rastin e ditëlindjes.
“Nicol, s’do të mund të bëja dot asgjë më të mirë sesa të sillja në jetë një krijesë si ty! Engjëlli im. Jam një nënë krenare. Humbas në sytë e saj blu! #Zemraime #shpirt #muzaime #hënaime #ylliim #dashuriepastër”- shkruan mami Alketa në Instagram.