Deputeti Tomor Alizoti ka komentuar zhvillimet në mbledhjen e grupit parlamnetar të PD. Ai tha se në mbledhje është kërkuar një hap pas, por pohoi se sipas tij Basha nuk do dorëhiqet.
“Një pjesë e madhe e grupit është për dorëheqje. Diskutimet ishin brilante, unë thashë fjalët e mia. Të vish në 2022 dhe të gjesh një parti që më kujton Spaçin ose Qafën e Barit, kjo nuk është parti politike. Nëse duam të jemi pjesë e perëndimit duhet që demokracia të pranojë dorëheqjen. Jemi gati ne si shqiptarë të pranojmë një dorëheqje? Partia ka përdorur një hap prapa. Arrita të kuptoj që ai nuk do dorëhiqet. Partia urgjentisht duhet te heqi hekurat, se kjo nuk është parti politie”, tha Alizoti./Opinion.al