Te Fundit

Alida Hisku: Ja tre artistët vlonjatë që më spiunuan


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 01:33 - 26/11/15 |
b.f

Në intervistën e saj për Shqiptarja.com, Alida Hisku tregon ndër të të tjera se kanë qenë 3 artistë vlonjatë, që e kanë cuar ditarin e saj në duart e sigurimit:

Në atë kohë unë studioja në vitin e fundit për shkenca politike në institutin “Vladimir I. Lenin”. Kisha bërë edhe stazhin e partisë (kështu quhej në atë kohë puna që duhej të bënte në prodhim një komunist).

Sapo isha bërë edhe anëtare e Partisë. Kur mua më arrestuan, babai im ishte ende sekretar partie. Në shtypshkronjë ai njihej si njeriu më i drejtë që besonte në idealin e Partisë. Ka vajtur në prokurori dhe ka dorëzuar teserën e partisë. Babai iu tha: “Unë po ua jap teserën, por vajza ime nuk e meriton të shkojë atje ku e keni çuar ju…”

Unë besoja tek vetja, punoja fort. Arritjet e mia rrodhën natyrshëm. Këto arritje mbase u vranë sytë atyre që ma bën këtë, që më kallëzuan se çfarë shkruaja në një ditar që e kisha shumë personal.

Mbase u vrau sytë gjithë kjo arritje, siç konsiderohej në atë kohë. Ishin tre vetë ata që ma bënë këtë. Kanë qenë nga Vlora, tre artistë që ishin në Shkollën e Partisë.

 

 

KOMENTO (2)

Shkruaj nje koment

  1. …titulli thote :Ja tre artistet vlonjate qe me spiunuan,pra…kuptohet sikur jepen emrat,ku jane emrat apo ne mendjen e Alides,jepi pra,ku ta dime ne kush ka studiuar pervec teje ne shkollen e partis Lenin…

Pas