Te Fundit

Alibeaj tregon propozimet e Xhaferajt dhe Gjekmarkajt


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:56 - 16/04/22 |
Opi Nion

Enkelejd Alibeaj ka prezantuar platformën e tij për bashkimin e PD. Alibeja  foli edhe në lidhje me propozimet e disa deputetëve për shtesa në të.

Ai tha se këto propozime shtesë nuk janë pranuar pasi shumica e deputetëve të PD-së nuk ishin dakord.

Alibeaj tregoi propozimet e deputetëve Ferdinand Xhaferajt dhe Agron Gjekmarkajt për të ndaluar rikandidimin e Berishës dhe Bashës për drejtimin e partisë, pasi sipas tyre, nuk duhet të garojnë për kryetar partie personat që kanë patur dy mandate në krye të PD.

Por, kjo kërkesë sipas tij, nuk u pranua nga shumica e deputetëve. Alibeaj tha po ashtu se kishte edhe kërkesa që të ndalohej pjesëmarrja e Berishës në Grupin Parlamentar të PD-së, e cila po ashtu nuk u pranua.

‘Që të përjashtohen nga PD çdo ididvid që ka mabjtur mandatin për 8 vite ose nuk ka fituar zgjedhjet për dy mandate radhazi. Kishte edhe disa kolegë që Sali Berisha nuk mund të jetë pjesë e grupit parlamentar. Por këto çështje janë të hapura për diskutim. Vendosëm në plan të parë interesin e demokratëve dhe ndërmarrim akte konkrete duke ndalur çdo rrugë përçarëse për partinë. Tani është koha që çdo deputet të shohë përtej, duke ju bashkua shumicës së grupit të PD-së.’– tha Alibeaj./ Opinion.al

Pas