Kreu i Grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ka reaguar menjëherë pas deklaratës së Enkelejd Alibeaj, i cili tha se PD do të bojkotojë seancën e nesërme të Kuvendit për të zgjedhur Presidentin e ri.
Balla në një status në “Facebook” shkruan: “PD i rikthehet bojkotit të Kuvendit?!”.
Më tej ai thotë se bojkoti nuk sjell kurrë ndonjë përfitim, por sipas Balës është thjeshtë fyerje dhe shpërfillje e delegimit të sovranitetit të zgjedhësve.
“PD i rikthehet bojkotit të Kuvendit?! “Të kërkosh suksesin nuk do të thotë të mos bësh gabime, por të mos bësh të njëjtin gabim për herë të dytë”, apo të tretë, – pat thënë George Bernard Shaë. Bojkoti nuk sjell kurrë ndonjë përfitim, ai është thjeshtë fyerje dhe shpërfillje e delegimit të sovranitetit të zgjedhësve”-shkruan Balla.