Aktualitet

Alibeaj: Rama hipokrit, do të shtyjë raundet që ta zgjedhë vetë presidentin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:04 - 17/05/22 |
Opi Nion

Në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve për të caktuar datën e raundit të dytë për zgjedhjen e Presidentit të ri, Enkelejd Alibeaj, tha se nuk duhet të emërohet presidenti nga mazhoranca.

Aliebeaj u shpreh se Rama është hipokrit dhe se po kërkon që të shtyjë raundët që të shkojë tek raundi i 4, që të zgjedhë vetë presidentin. Ai theksoi se nuk kemi asnjë lloj instrumenti për ta ndaluar, vetëm moralin.

‘Në një proces të tillë ne në PD kemi menduar që të hyjmë dinjitoz. Menduat se do të bëheshim fasadë. Deri tani besoj se kemi qenë dinjitoz. Duhet të jemi akoma dhe më dinjitozë. Në një situatë të tillë do të na duhet të ruajmë dinjitetin. Nuk kemi kërkuar asgjë, më shumë se sa për të nderuar procesin e zgjedhjes së presidentit dhe mazhornca nuk ka asnjë lloj reflektimi. Si një shenjë për të dalë nga loja e kulisave bëmë këtë hap.

Ca kritere duhet të ishin përcaktuar, ca kritere janë ligjore, që figura presidencaiale duhet të ketë e për të cilat duhet të biem dakord. Jam dakord që duhet të biem dakord dhe ne të opozitës. Por për të qenë një proces dinjitoz që mos të shndërrohet në farsë e në një lojë, qëndrimi në rrafsh parimor besoj se është i duhuri.

Duke marrë pjesë në proces, për të instauruar një proces i cili të dalë jashtë interesave politike që t’i japë këtë legjitimitet presidentit. Disa kërkesa elementare duhen. Duhet të ketë një shprehje për qëndrimin tonë nga ana e mazhorancës.

Nuk emërohet presidenti nga ju dhe ne, nuk do të jetë president. Do të jetë president pallati. A duhet në të mundohemi gjithmonë e më shumë për t’ua bërë të ditur sesi po ecim ne për procesin e zgjedhjes së opozitës. Deri tani ka vetëm heshtje nga mazhoranca. Rama hipokrit do të shtyjë raundet dhe të shkojë tek raundi i 4. Nuk kemi asnjë lloj instrumenti për ta ndaluar, vetëm morali. Si shenjë për të dal nga loja e vjetër 30-vjeçare  e kulisave për përzgjedhjen  e presidentit, bëmë të hapur disa kritere që figura duhet të mbaj e të jemi dakord. Presidenti nuk duhet të jetë as i njërës palë, as i tjetrës. Vetëm kështu do të kishte virtytin të ishte mbi palët.’- tha Alibeaj.

Pas