Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Alibeaj pyet gjykatësin që kaloi Vettingun: A ke pasur kontakte me vëllain e Fatmir Xhafaj?

2018/07/25 at 3:08 PM
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Alibeaj pyet gjykatësin që kaloi Vettingun: A ke pasur kontakte me vëllain e Fatmir Xhafaj?

Partia Demokratike ka reaguar pas konfirmimit në detyrë të gjyqtarit Ardian Dvorani nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Enkelejd Alibeaj u shpreh në një deklaratë për shtyp se “fshehja e 100 milionë lekëve nga Ardian Dvorani nuk ishte fakt i mjaftueshëm për organin e vettingut që ta shkarkonte shërbëtorin e Edi Ramës në Gjykatën e Lartë, ndërkohë që në raste të tjera, me të drejtë, vettingu ka shkarkuar gjyqtarë për 3 milionë lekë të vjetra të padeklaruara”.


Më tej Alibeaj shtoi se:  “Partia Demokratike e konsideron konfirmimin në detyrë të shërbëtorit të Edi Ramës në Gjykatën e Lartë si një lajm të keq për Reformën në Drejtësi dhe procesin e vettingut, duke i vënë atij vulën e një procesi farsë dhe politik.

Partia Demokratike po ndjek me vëmendje çdo veprim të organeve të vettingut dhe ne do të bëjmë publik çdo rast ku vërtetohet konfirmimi në detyrë i gjyqtarëve të korruptuar, të lidhur me krimin e organizuar apo shërbëtorë të Edi Ramës.”, u shpreh Alibeaj.

DEKLARATA E PLOTË E NËNKRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR, ENKELEJD ALIBEAJ:

Partia Demokratike paralajmëroi vendimin politik që i ashtuquajturi Komision i Pavarur i Kualifikimit do të merrte për Ardian Dvoranin me 100 milionë lekë pasuri të pajustifkuar dhe me disa shtëpi të fituara në konflikt interesi gjatë kohës që ushtronte detyra për kompani shtetërore.

Fshehja e 100 milionë lekëve nga Ardian Dvorani nuk ishte fakt i mjaftueshëm për organin e vettingut që ta shkarkonte shërbëtorin e Edi Ramës në Gjykatën e Lartë, ndërkohë që, në raste të tjera, me të drejtë, vettingu ka shkarkuar gjyqtarë për 3 milionë lekë të vjetra të padeklaruara.

Ardian Dvorani është i vetmi gjyqtar në Republikën e Shqipërisë që nuk ka zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila vendosi në 2016-ën se mandati i Ardian Dvoranit si anëtar i Gjykatës së Lartë kishte përfunduar që në 2014-ën dhe se qëndrimi në detyrë ishte antikushtetues.

Ardian Dvorani, zgjodhi të mos zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuesë, por urdhrin politik të Edi Ramës për të qëndruar në detyrë 4 vite pas mbarimit të mandatit, sepse ai është projektuar të emërohet anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Përfundimi për Dvoranin dihej, sepse organi i vettingut nuk po funksionon si i pavarur, por në shërbim të Edi Ramës, për të lënë në sistem gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar dhe shërbëtorë politikë të Edi Ramës.

Nëse procesi i vettingut nuk do të ishte i korruptuar politikisht, sot Ardian Dvorani duhet të ishte shkarkuar nga detyra për fshehjë të pasurisë, përfitim të paligjshëm të pasurisë dhe mungesë integriteti moral dhe profesional.

Ajo çfarë mbetet e pasqaruar nga procedura e verifikimit të vettingut të Ardian Dvoranit është, nëse miku i familjes së Fatmir Xhafajt, ka patur ndonjë kontakt me Agron Xhafajn dhe a i ka shërbyer ndonjëherë vëllait të Ministrit të Brendshëm dhe bandës së tij të trafikut ndërkombëtar të drogës?

Partia Demokratike e konsideron konfirmimin në detyrë të shërbëtori të Edi Ramës në Gjykatën e Lartë si një lajm të keq për Reformën në Drejtësi dhe procesin e vettingut, duke i vënë atij vulën e një procesi farsë dhe politik.

Partia Demokratike po ndjek me vëmendje çdo veprim të organeve të vettingut dhe ne do të bëjmë publik çdo rast ku vërtetohet konfirmimi në detyrë i gjyqtarëve të korruptuar, të lidhur me krimin e organizuar apo shërbëtorë të Edi Ramës.

Etiketa: alibeajArdian Dvoranifatmir xhafajvellai i Xhafaj


Ju sugjerojmë

Julia Emiri zgjidhet kryetare e Këshillit Kombëtar të PD
Kryesore

Julia Emiri zgjidhet kryetare e Këshillit Kombëtar të PD

1 Korrik, 2026 10:43 pm
Libri “Albanian Files” në SPAK, Rama: Provë krimi 35 vjet pas rënies së komunizmit
Kryesore

Libri “Albanian Files” në SPAK, Rama: Provë krimi 35 vjet pas rënies së komunizmit

1 Korrik, 2026 5:20 pm
Protesta, Rama: Në atë Bulevard ku sot festojnë lirinë flamingot, janë vrarë njerëz
Kryesore

Protesta, Rama: Në atë Bulevard ku sot festojnë lirinë flamingot, janë vrarë njerëz

1 Korrik, 2026 3:15 pm
Berisha: Raporti i PPE sugjeron qeverinë teknike
Kryesore

Berisha: Raporti i PPE sugjeron qeverinë teknike

1 Korrik, 2026 1:43 pm
Berisha mesazh të rinjve: Jeni ngritur fuqishëm ndaj një diktature autoritare
Kryesore

Berisha mesazh të rinjve: Jeni ngritur fuqishëm ndaj një diktature autoritare

1 Korrik, 2026 1:09 pm
Rama vizitë në Gjermani, takohet me kryeministrin e landit Nordrhein-Westfalen
Kryesore

Rama vizitë në Gjermani, takohet me kryeministrin e landit Nordrhein-Westfalen

1 Korrik, 2026 10:15 am
Marjana Koçeku shkon në Bruksel: Po diskutojmë protestat e këtyre 30 ditëve
Politikë

Marjana Koçeku shkon në Bruksel: Po diskutojmë protestat e këtyre 30 ditëve

30 Qershor, 2026 5:24 pm
Berisha: Jam këtu për të kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të Ramës
Kryesore

Tensione në protestën para parlamentit, Berisha: Egërsi shtazore

30 Qershor, 2026 3:51 pm
Zvërneci/ Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, reagon sërish Rama
Kryesore

Rama poston mesazhin e qytetarit: As mos e ço nëpër mend të dorëhiqesh

30 Qershor, 2026 2:59 pm
Rama: Do bëjmë çmos që investimet e huaja të shtohen
Kryesore

Rama: Do bëjmë çmos që investimet e huaja të shtohen

30 Qershor, 2026 2:52 pm
Para
Ndodh edhe kështu, Dafina Zeqiri ha groshë në 4 të mëngjesit

Ndodh edhe kështu, Dafina Zeqiri ha groshë në 4 të mëngjesit

Si të humbisni 4 kg për 10 ditë?

Kjo është super dieta me të cilën humbisni kilogramë pa qenë të uritur, dhe nuk i merrni më

Mallkimi/ E akuzuan për skandalin me 300 milion lekë: Iu bëfshin ilaçe atyre që kanë vjedhur

Mallkimi/ E akuzuan për skandalin me 300 milion lekë: Iu bëfshin ilaçe atyre që kanë vjedhur
















TE FUNDIT

Julia Emiri zgjidhet kryetare e Këshillit Kombëtar të PD

Julia Emiri zgjidhet kryetare e Këshillit Kombëtar të PD
1 Korrik, 2026

Julia Emiri ka rezultuar fituese në garën për drejtimin e Këshillit Kombëtar të PD. Pas numërimit të votave, rezulton që...

Lexo më shumë

Dita e 32-të e tubimit/Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Dita e 32-të e tubimit/Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës
1 Korrik, 2026

Po mbahet në Tiranë dita e 32-të e tubimit të qytetarëve. Ashtu si çdo ditë, protestuesit janë mbledhur në sheshin...

Lexo më shumë

Netanyahu i përgjigjet Erdoganit: Qetësohu, koha e Perandorisë Osmane ka mbaruar

Netanyahu i përgjigjet Erdoganit: Qetësohu, koha e Perandorisë Osmane ka mbaruar
1 Korrik, 2026

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, i është përgjigjur deklaratave të fundit të presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan, duke i bërë...

Lexo më shumë

Masa e sigurisë ndaj Veliajt, “Kushtetuesja” shfuqizon vendimin e Gjykatës së Lartë

Erion Veliaj kërkon lirinë në Kushtetuese: Shfuqizoni arrestin me burg
1 Korrik, 2026

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të shfuqizojë vendimin e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë që kishte lënë në fuqi masën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}