Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Alibeaj: Presim që Meta të japë “Veto-n” për teatrin, pronarët të mos bien pre e kërcënimeve

2018/07/09 at 1:43 PM
në Kryesore, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Alibeaj: Presim që Meta të japë “Veto-n” për teatrin, pronarët të mos bien pre e kërcënimeve

Me anë të një deklarate për shtyp, Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj, ka folur në lidhje me ligjin për teatrin, i cili kaloi të enjten që lamë pas në Parlament. Alibeaj e ka cilësuar një ligj mafioz, i cili vjen si pasojë e mungesës së Gjykatës Kushtetuese.

“Nëse ka një tregues që tregon se sa mafioz, është ligji për shembjen e Teatrit Kombëtar, dhe ndërtimin mbi të 6 kullave nga Edi Rama, ky tregues është mungesa e Gjykatës Kushtetuese. Shqipëria, vend anëtar i NATO-s, dhe që pretendon nisjen e negociatave të anëtarësimit në BE, është një vend ku Gjykata Kushtetuese, është nxjerrë jashtë funksionit, sipas një skeme të qartë mafioze të drejtuar nga Edi Rama”, u shpreh Alibeaj.

Ai e cilësoi këtë skemë si një mënyrë e Edi Ramës për të pastruar paratë e drogës, duke akuzuar Ramës se ai po kërcënon edhe pronarët e truallit. Alibeaj i ka bërë thirrje pronarëve të mos dorëzohen dhe të mos bien pre e mashtrimeve.

Në fund ai i ka bërë thirrje edhe Presidentit Meta që të vendosë Veto-n për këtë ligj.

“Në kushtet e azgjesimit të Gjykatës Kushtetuese nga mafia që na qeveris, ne po presim verdiktin e presidentit. Ne po presim që kreu i shtetit të vendosë veton e tij në ligjin mafioz, dhe të mos bëhet pjesë e grabitjes e së paku 200 milionë eurove”, u shpreh Alibeaj.

Pjesë nga deklarata

Partia Demokratike u bën thirrje pronarëve të rezistojnë ndaj çdo kërcënimi që po u bëhet nga kompania Fusha, e cila po përdor pushtetin mafioz të Edi Ramës për t’u grabitur pronën.

Nëse Gjykata Kushtetuese do të ishte sot në funksion dhe nuk do të mbahej peng nga Edi Rama, i cili ka bllokuar prej më shumë se 1 viti emërimet e reja, opozita, artistët, pronarët, qytetarët që kundërshtojnë grabitjen, do të kishin mundësi ta ankimonin ligjin në Kushtetuese dhe Gjykata të pezullonte çdo veprim të qeverisë.

Gjykata Kushtetuese do ta bënte këtë, sepse ligji për Teatrin bie ndesh me të paktën 4 nene të Kushtetutës dhe me dy ligje të tjera, atë “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, si dhe me ligjin “Për vetëqeverisjen vendore”.

Në kushtet e asgjesimit të Gjykatës Kushtetuese nga mafia që na qeveris, ne po presim verdiktin e Presidentit të Republikës. Ne po presim që kreu i shtetit të vendosë veton e tij mbi ligjin mafioz Rama – Fusha dhe të mos bëhet pjesë e grabitjes e së paku 200 milionë eurove.

Përfitoj nga rasti, t’i bëj thirrje faktorit ndërkombëtar në Tiranë, që ka, gjithashtu, përgjegjësi pse vendi është pa Gjykatë Kushtetuese, të mos heshtë!

Të mos heshtë, njësoj si për drogën!

Të mos heshtë njësoj si për bllokimin e Gjykatës Kushtetuese, por të reagojë për të ndaluar grabitjen e pasurisë publike dhe private nga kryeministri barbar dhe i korruptuar që drejton sot Shqipërinë.

Partia Demokratike, opozita, qytetarët që duan ruajtjen e vlerave kulturore, si pjesë e identitetit tonë europian, qytetarët që duan Tiranën, qytetarët që nuk pranojnë grabitjen dhe qeverisjen nga mafia nuk do të lejojnë triumfin e së keqes!

Etiketa: alibeajdeklarateteatri

Ju sugjerojmë

Kullat e vrojtimit bosh, mungon siguria në një pjesë të plazheve në vend
Aktualitet

Kullat e vrojtimit bosh, mungon siguria në një pjesë të plazheve në vend

5 Korrik, 2025 4:37 pm
Velipojë, shtohen hapësirat publike/Rruga Shëngjin-Velipojë me ndikim pozitiv
Aktualitet

Velipojë, shtohen hapësirat publike/Rruga Shëngjin-Velipojë me ndikim pozitiv

5 Korrik, 2025 4:17 pm
Mbyllet kapitulli i rinumërimit të votave/Asnjë ndryshim në përbërjen e parlamentit
Aktualitet

Mbyllet kapitulli i rinumërimit të votave/Asnjë ndryshim në përbërjen e parlamentit

5 Korrik, 2025 3:53 pm
Alarmi për bombë në Kuvendin e Kosovës: I rremë! Mesazhi i ardhur nga..
Aktualitet

Alarmi për bombë në Kuvendin e Kosovës: I rremë! Mesazhi i ardhur nga..

5 Korrik, 2025 3:49 pm
Shtimi i pasagjerëve në TIA/ Malaj: Turizmi, sektor kyç për zhvillimin ekonomik
Aktualitet

Shtimi i pasagjerëve në TIA/ Malaj: Turizmi, sektor kyç për zhvillimin ekonomik

5 Korrik, 2025 3:38 pm
‘Rinumërimi tregoi vjedhjet në Fier’/Bardhi: SPAK të nisë hetimet për Ceno Klosin
Aktualitet

‘Rinumërimi tregoi vjedhjet në Fier’/Bardhi: SPAK të nisë hetimet për Ceno Klosin

5 Korrik, 2025 3:25 pm
‘Ultimatumi’ i Ramës/ Dredha: Kërkova largimin e drejtorëve në janar. Në skaner..
Aktualitet

‘Ultimatumi’ i Ramës/ Dredha: Kërkova largimin e drejtorëve në janar. Në skaner..

5 Korrik, 2025 3:07 pm
Zaptimi i Lungomares/ Rama ‘ultimatum’: Keni 48 orë t’u ktheni qytetarëve trotuarët
Aktualitet

Zaptimi i Lungomares/ Rama ‘ultimatum’: Keni 48 orë t’u ktheni qytetarëve trotuarët

5 Korrik, 2025 2:52 pm
Sezon turistik premtues në Durrës, një nga destinacionet më të preferuara në vend
Aktualitet

Sezon turistik premtues në Durrës, një nga destinacionet më të preferuara në vend

5 Korrik, 2025 2:17 pm
“Vlera rekord dhe kthesa të temperaturave”, parashikimi i motit për korrikun
Aktualitet

“Vlera rekord dhe kthesa të temperaturave”, parashikimi i motit për korrikun

5 Korrik, 2025 2:06 pm
Para
Enca thyen Instagramin, publikon momentet pikante në krahët e modelit të njohur

Enca thyer rekord në Snapchat, por nuk harron të thumbojë kolegët. Kujt i drejtohet këngëtarja?

Zyrtare, Spanja cakton trajnerin e ri

Zyrtare, Spanja cakton trajnerin e ri

Survejimi i Bashës, reagon PD: Operacion klandestin dhe kriminal i Xhafajt e Ramës

Votimi për teatrin/ Spaho: O Gramos o Gramos vetë shkruan, vetë vulos. Si në diktaturë!

TE FUNDIT

Kullat e vrojtimit bosh, mungon siguria në një pjesë të plazheve në vend

Kullat e vrojtimit bosh, mungon siguria në një pjesë të plazheve në vend
5 Korrik, 2025

Në shumë kulla vrojtimi në bregdet nuk ka asnjë njeri. Plazhet janë plot, por sytë e atyre që garantojnë sigurinë...

Lexo më shumë

Ngërçi politik në Kosovë/DW:Votimi i fshehtë apo i hapur – kjo është çështja

Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
5 Korrik, 2025

Presidentja e Kosovës tha se mund t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese lidhur me pasojat e mundshme, nëse për konstituimin e Kuvendit...

Lexo më shumë

Velipojë, shtohen hapësirat publike/Rruga Shëngjin-Velipojë me ndikim pozitiv

Velipojë, shtohen hapësirat publike/Rruga Shëngjin-Velipojë me ndikim pozitiv
5 Korrik, 2025

Çdo vit, mijëra pushues nga e gjithë Shqipëria dhe rajoni frekuentojnë bregdetin e Velipojës për të shijuar natyrën, ushqimin tradicional dhe...

Lexo më shumë

Mbyllet kapitulli i rinumërimit të votave/Asnjë ndryshim në përbërjen e parlamentit

Mbyllet kapitulli i rinumërimit të votave/Asnjë ndryshim në përbërjen e parlamentit
5 Korrik, 2025

Pavarësisht se në Fier, rinumërimi i dha mandatin Zegjine Caushit, Maldrita Bardhos e refuzoi atë, duke hequr dhe shpresën e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com