Politikë

Alibeaj përplaset me Nikollën: Më thirrët dje e pataksuar në pikë të mëngjesit



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:15 - 28/07/22 |
Opi Nion

Në seancën plenare të ditës së sotme ku pritet të votohen ndryshimet në qeveri, deputeti Enkelejd Alibeaj, akuzoi kryetaren e Kuvendit se po i ndërpret deputetëve të drejtën për të folur për ndryshimet e bëra nga kryeministri Edi Rama, pas rrëzimit të kërkesës së grupit të PD për debat.

Për ndryshimet në qeveri, Alibeaj tha se ministrat nuk janë ekip basketbolli, “hiq një mbrojtës vendos një sulmues, por janë njerëz që marrin topin që është fati i shqiptarëve”.

Ndërsa lidhur me letrën e Autoritetetit të Dosjeve, Alibeaj iu drejtua Nikollës duke thënë: Dje më thirrët në pikë të mëngjesit e pataksuar nga dosja e Autoritetit të Dosjeve. Autoriteti nuk e ka të drejtën të paraqesë kërkesë për ndryshim ligjor”.

“Ministrat nuk janë ekip basketbolli, hiq një mbrojtës vendos një sulmues, janë njerëz që marrin topin që është fati i shqiptarëve. Sot ju s’keni asnjë të drejte për ti bërë shqiptarët të kuptojnë se kush po i qeverisë. Zonjë është e udhës që sot, tani në këtë seancë ju tu ktheni parlamentin deputetëve edhe shqiptarëve. Të dëgjojmë, të diskutojmë dhe të shqyrtojmë aktet e para të presidentit të republikës. Më thirrët dje në pikë të mëngjesit e pataksuar nga dosja e Autoritetit të Dosjeve. Autoriteti nuk e ka të drejtën të paraqesë kërkesë për ndryshim ligjor, por duhet që çdo procedurë ligjore të diskutohet. Por sot që ky Parlament duhet të diskutojë kontrollin e ndryshimeve në qeveri është e papranueshme. Ju keni detyrimin që sot në këtë parlament të drejtën e fjalëve t’ia jepni deputetëve. Se shqiptarët janë ulur sot para Parlamentit t që të shohin e dëgjojnë  pse ka ikur njëri dhe ka ikur tjetrit”, tha Alibeaj.

Pas