Aktualitet

Alibeaj: Në mbledhjen e grupit ka gjithmonë zhurmë se vjen Berisha dhe …


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:18 - 21/04/22 |
Opi Nion

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj, ka dhënë një deklaratë për mediat pas mbledhjes së grupit Parlamentar të PD në selinë blu. Ai ka thënë se në mbledhjen e grupit ka gjithmonë zhurmë sa herë që vjen Berisha dhe pa asnjë lloj roli jep opinionin e tij. Më tej Alibeaj theksoi se u la një mbledhje tjetër për t’u marrë mendimi i secilit deputet dhe në fund të sintetizohet qëndrimi i grupit parlamentar për zgjedhjen e presidentit të ri.

Sot në mbledhjen e grupit e para çështje ishte ajo e axhendës parlamentare. Një çështje tjetër ishte ajo e qëndrimit që duhet të mbajë PD në lidhje me procesin e përzgjedhjes së Presidentit. Propozimi im, që në mënyrë kolegjiale të konsultohen të gjithë deputetët për qëndrimin e grupit parlamentar. U la një mbledhje tjetër për t’u marrë mendimi i secilit deputet dhe në fund të sintetizohet qëndrimi i grupit parlamentar. Në mbledhjet e grupit parlamentar ka gjithmonë zhurmë se gjithmonë ndodh që vjen z. Berisha dhe pa asnjë lloj roli jep opinionin e tij. Unë mund t’ju them për qëndrimin tim. Procesi i zgjedhjes së Presidentit të Republikës është një proces i rëndësishëm. Zgjedhja e Presidentit degradon fatkeqësisht në raundin e 4 dhe 5 me 71 vota dhe ju e kuptoni se sa penalizuese është për opozitën.
Megjithatë edhe sot që flasim, opinioni im është i qartë, Edi Rama nuk e ka të drejtën të zgjedhë presidentin e Republikës, nuk e ka të drejtën as me shumicën e thjeshtë”, tha Alibeaj.

Pas