Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Alibeaj në kërkim të kandidatëve për kryetar bashkie

2023/03/22 at 4:31 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Alibeaj “hap derën” për kandidatët e dalë nga primaret e PD: Dora është e shtrirë

Gjetja e kandidatëve për kryetar bashkie në zgjedhjet lokale të 14 Majit është një tjetër sfidë për PD e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj, pasi afati për të dorëzuar listat në KQZ skadon më mesnatën e 26 Marsit.


Në mbledhjet e zhvilluara me grupin parlamentar dhe strukturat e tjera që njihet prej Alibeajt, janë bërë tre propozime për mënyrën se si PD me logo legjitime do të shkojë në garën për 61 bashkitë e vendit.

Disa prej deputetëve kanë propozuar që në zgjedhjet 14 Majit të kandidojnë vetëm me anëtarët e këshillave, pa vendosur kandidat për kryetar bashkie, duke i lënë hapësirë në këtë mënyrë kandidatëve të primareve garojnë nën siglën e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Propozimi i dytë është që të vendosen kandidatë vetëëm në disa prej bashkive. Ndërsa i treti, i cili mbështetet fuqimisht nga Alibeaj dhe deputetet që mendojnë si ai, është kandidimi në të 61 njësitë vendore.

Deputetët që kanë bërë dy propozimet e para argumentojnë se PD duhet të shkojë në zgjedhje me këto skenarë pasi nga takimet në terren kanë konstatuar se pjesa më  e madhe e demokratë kërkon votimin e emrave të dala nga primaret.

Alibeaj u ka kërkuar deputetëve që të propozojnë emra për kandidatë për kryetar bashkie, ndërsa në shumicën e bashkive janë dorëzuar listat që do të marrin pjesë në garën për këshillat bashkiak.

Edhe pse është Kryesia ajo që jep fjalën e fundit se si PD e Alibeajt do të shkojnë në zgjedhje, burime për Klan News konfirmojnë se deputetë mund të shkojnë drejt një votimi për të zgjedhur se cili skenar do të jetë më i përshtatshëm për të garuar në zgjedhjet e 14 majit, në një kohë që PD vijon të jetë e përçarë.

Pavarësisht debateve brenda PD, Alibeaj deri më tani ka publikuar 17 emrat e kandidatëve për kryetar bashkie.

Kandidatët e Alibeajt:

Bashkia e Vaut të Dejës- Klomentina Drini

Bashkia Patos- Pranvera Rizai

Bashkia Mallakastër- Agron Kapllanaj

Bashkia Dibër- Naim Gazidede

Bashkia Krujë- Sabah Sheta

Bashkia Lezhë- Sandër Marku

Bashkia Kamzë- Bilbil Bajraktari

Bashkia Kuçovë- Ilirjan Koxhaj

Bashkia Poliçan- Florian Qamo

Bashkia Dimal- Dritan Sula

Bashkia Kurbin- Genc Doçi

Bashkia Fier- Eriselda Zotaj Çelaj

Bashkia Sarandë- Skender Muço

Bashkia Vorë- Ibrahim Bruka

Bashkia Librazhd- Bujar Vreto

Bashkia Korçë, Gjergj Gjata

Bashkia Mirditë- Mark Ruçi.

Klan News



Ju sugjerojmë

I armatosur në makinë, përplasi 7 automjete në tentativë për t’i ikur “Shqiponjave”
Kronikë

I armatosur në makinë, përplasi 7 automjete në tentativë për t’i ikur “Shqiponjave”

5 Tetor, 2025 2:16 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Kronikë

Sauk/Personi i armatosur përplas me makinë efektivin e policisë dhe disa persona

5 Tetor, 2025 1:20 pm
Surpriza e kandidimit, Manastirliu: Patëm bisede të gjatë me bashkëshortin
Kryesore

Surpriza e kandidimit, Manastirliu: Patëm bisede të gjatë me bashkëshortin

5 Tetor, 2025 10:59 am
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

Vetëplagoset me armë zjarri 30-vjeçari në Shkodër

5 Tetor, 2025 9:06 am
Ulen lehtë temperaturat, reshje shiu në disa zona/ Moti sot, 4 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 5 tetor 2025

5 Tetor, 2025 9:03 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 5 tetor 2025

5 Tetor, 2025 9:00 am
Florjan Binaj shpall kandidaturën për Kryetar Bashkie të Tiranës
Kryesore

Florjan Binaj shpall kandidaturën për Kryetar Bashkie të Tiranës

5 Tetor, 2025 12:06 am
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

Shpërthim me tritol në një makinë në Sarandë, një viktimë

4 Tetor, 2025 11:52 pm
Qeveria izraelite: Armëpushimi i përhershëm në Gaza, i dyshimtë
Bota

Plani i paqes në Gaza, Netanyahu: Do lirojmë pengjet, më pas çarmatosja e Hamas

4 Tetor, 2025 10:52 pm
Zgjedhjet për bashkinë, PD e Vlorës vendos listën e kandidatëve
Kryesore

Zgjedhjet për bashkinë, PD e Vlorës vendos listën e kandidatëve

4 Tetor, 2025 9:23 pm
Para
Banka Botërore: Ukrainës i duhen 411 miliardë dollarë për rindërtim

Banka Botërore: Ukrainës i duhen 411 miliardë dollarë për rindërtim

Erdogan: “JO” Suedisë dhe Finlandës në NATO. Janë njoftuar vendet aleate

Erdogan përballë provës së madhe zgjedhore

Donald Trump gati të rikandidojë për president

Hetimet në Nju Jork ndaj Trump, çfarë dihet deri tani
















TE FUNDIT

I armatosur në makinë, përplasi 7 automjete në tentativë për t’i ikur “Shqiponjave”

I armatosur në makinë, përplasi 7 automjete në tentativë për t’i ikur “Shqiponjave”
5 Tetor, 2025

Ka përfunduar me përplasjen e 7 automjeteve dhe një motori ndjekja e 31-vjeçarit Imer Krrashi nga ana e forcave ‘Shqiponja’....

Lexo më shumë

Sauk/Personi i armatosur përplas me makinë efektivin e policisë dhe disa persona

Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
5 Tetor, 2025

Një person i armatosur ka përplasur me makinë disa persona në zonën e Saukut, ku mësohet se nga përplasja janë...

Lexo më shumë

Nga Kolumbia për shërbime seksuale në Shqipëri, zbulohet rrjeti i trafikut

Punonjëset e seksit do të kenë kontrata pune në Belgjikë 
5 Tetor, 2025

Një rrjet kriminal që rekrutonte dhe dërgonte gra nga Kolumbia në vendet e Europës, përfshirë edhe Shqipërinë është zbuluar nga...

Lexo më shumë

Surpriza e kandidimit, Manastirliu: Patëm bisede të gjatë me bashkëshortin

Surpriza e kandidimit, Manastirliu: Patëm bisede të gjatë me bashkëshortin
5 Tetor, 2025

Ndërsa tashmë është përcaktuar 9 Nëntori si data e mbajtjes së zgjedhjeve lokale të pjesshme, Kryeministri Rama ka nisur këtë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com