Aktualitet

Alibeaj: Kushti i panegociueshëm i PD, Presidenti duhet të jetë antikomunist


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:54 - 09/05/22 |
Opi Nion

Pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj ka dhënë një deklaratë për mediat.

Ai tha se deputetët ranë dakord që të marrin pjesë në procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri ndërsa theksoi se kushti i panegociueshëm i PD është që presidenti të jetë anti-komunist.

“Lidhur me draftin do bëj disa sqarime. Ai është një draft që ka sintetizuar sugjerimet e secilit deputet. Është e udhës për këdo që të ketë mundësinë, kohën për të studiuar çështjen dhe për të dhënë sugjerimet. Ajo që unë e kam thënë në titull personal dhe deputetët e thanë fort. Kjo maxhorancë nuk ka legjitimitetin për të vendosur për presidentin e republikës.

Ka tre deputetë non grata, ka dy deputetë pas hekurave, Ka raportin e DASH. Kjo situatë duhet të bëjë të mendojë këdo. Kjo çështje fillon e ngre krye në raste si kjo kur duhet të marrin pjesë për të përfaqësuar së paku gjysmën e shqiptarëve. Me ndjenjën e lartë të përgjegjësisë deputetët ranë dakord që të marrin pjesë në proces. E para për të hequr çfarëdo lloj gjurme të hidhur të së shkuarës për të cilat jemi bërë disa herë pishman. Pse nuk morën pjesë në reformën zgjedhore dhe territoriale. Është e qartë për secilin nga ne për shkak të vitit 2008, që në raundin e katërt dhe të pestë që presidenti zgjidhet me 71 vota.

Duhet pjesëmarrje substanciale e opozitës në tre raundet e para. Së treti ajo që është më e rëndësishme, këtu ndjej edhe një kënaqësi personale. Ata që ishin aty kanë një kusht të panegociueshëm. Presidenti  republikës i Shqipërisë që duhet të zgjidhet qëndron në faktin që duhet të jetë një anti komunist. Ky vend pas 30 vitesh nëpërkëmbje, duhet së pari të japë një shenjë të fortë energjike që presidentin ta ketë anti komunist. Kjo është çështja që ka turbulluar shumë mendje”-tha Alibeaj.

Pas